Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

11/02/2026 - 00:16
në Lajme
A A
Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Institutit Sizmologjik, Shemsi Mustafa, në Edicionin Special, ka folur në lidhje me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën.

Ai tha se ky tërmet është i madhësisë së mesme, por shtoi se qytetarët janë frikësuar.

“Tërmeti ishte i madhësisë 4.8 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 22-23 km në Lindje të Prizrenit, afër Shtërpcës. Ishte tërmet me madhësi që krijoi panik dhe shqetësim për qytetarët e Kosovës, kishte madhësi mesatare, por qytetari mendon se është tërmet shumë i fuqishëm”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se zona e Prizrenit është zonë sizmike, e cila ka gjeneruar tërmete në të kaluarën, por mund të gjenerojë tërmete edhe më të mëdha në të ardhmen.

“Dihet mirë se Prizreni është goditur më parë nga një tërmet të shkallës 6.8. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se territori i Kosovës është zonë sizmike. Janë disa zona që mund të goditen me tërmete më të fuqishme, e disa me më të ulët. Janë tri zona që mund të goditen me tërmete me magnitudë maksimale 6.5 të shkallës së Rihterit. Ne duhet gjithherë t’u referohemi katalogut historik”.

“Duhet t’u referohemi hartave të rrezikut sizmik sepse janë studim që janë llogaritur shumë parametra, siç është katalogu historik që është parametri kryesor, pastaj është tektonika, neotektonika, sizmotektonika, topografia e informacionit gjeologjik, dhe me të gjithë këta parametra të llogaritur përpilohen hartat e rrezikut sizmik që e japin me periudha përsëritëse për një tërmet të mundshëm dhe me probabilitet. Dhe faktikisht, bazuar në hartën e rrezikut sizmik, me probabilitet 72.6% mund të goditet Kosova në periudhën përsëritëse 100 vite me një magnitudë 6.5 të shkallës së Riterit. Këtë informatë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet
30/03/2026 - 10:30

Pas vendimit të Qeverisë për miratimin e pagës së 13-të për sektorin publik, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurat, kategoritë përfituese dhe mënyrën se...

Më shumëDetails

Qeveria miraton dhënien e pagës së 13-të

Qeveria miraton dhënien e pagës së 13-të
30/03/2026 - 10:08

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës....

Më shumëDetails

Qeveria Kurti ndan 500 mijë për fitoren ndaj Sllovakisë, premton edhe 1 milion euro, nëse Kosova e mposht Turqinë

Qeveria Kurti ndan 500 mijë për fitoren ndaj Sllovakisë, premton edhe 1 milion euro, nëse Kosova e mposht Turqinë
30/03/2026 - 09:59

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro si shpërblim për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën...

Më shumëDetails

Kurti: Me presidentin Macron diskutuam për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kurti: Me presidentin Macron diskutuam për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
30/03/2026 - 09:48

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ka zhvilluar të premten kanë pasur një diskutim të thellë e...

Më shumëDetails

Armë, uniforma ushtarake dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – nisin hetimet

Armë, uniforma ushtarake dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok – nisin hetimet
30/03/2026 - 09:33

Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente. Krejt këto u gjetën në një shtëpi të pabanuar atje, derisa...

Më shumëDetails

Shembja e tokës, deklarohet Rama: Primare restaurimi i rrymës dhe ujit në qytet

Shembja e tokës, deklarohet Rama: Primare restaurimi i rrymës dhe ujit në qytet
30/03/2026 - 09:30

Të dielën, asfaltin në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, e përpiu toka. Kjo shkaktoi alarm te të gjithë qytetarët, ndërsa si pasojë, energjia elektrike dhe furnizimi me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dje i fajësoi rëndë familjarët, sot Rron Gjinovci kërkon falje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë