Bashkim Mustafa, profesor i ekonomisë, tha se po ta dinin rrezikun e lartë të operimit në sektorin e energjisë institucionet përgjegjëse, nuk do i merrte gjumi natën.
Mustafa theksoi se është jashtëzakonisht shqetësues rrisku i lartë me të cilin operohet në sektorin e energjisë.
“Me ditë rriskun e lartë njerëzit pergjegjës, Ministria e Ekonomisë, Qeveria në përgjithësi, KEK-u, me çfarë rrisku të lartë jemi duke operuaruar në sektorin e energjisë, gjumi natën nuk ish dashtë me i marrë po ish dashtë të mbyllen në zyrë me javë të tëra e të sjellin plan dinamik të planifikimit afatshkurtë dhe afatgjatë me dalë nga rreziku i lartë i operimit në sektorin e energjisë”, tha ai.
Ai theksoi Kosova është duke operuar me termoelektrana të stërvjetruara që është dashur të hyjnë në riparim që në vitin 2019, pasi që ato janë makineri dhe mund të prishen dhe të na dërgojnë në kolaps energjetik, kështu duke shtuar se rrisku është shumë i lartë.
Po ashtu, sipas profesorit Mustafa, ne ende nuk kemi as plan se si të dilet nga kjo situatë ku asgjë nuk kemi të sigurtë për të ardhmen.
“Sot nuk kemi plan as afatshkurtë as afatgjatë se si të dilet nga kjo, kush garanton se në fund të vitit do të kemi energji të mjaftueshme dhe se vitin tjetër nuk do të ketë rritje të sërishme të energjisë, mungon llogaridhënia dhe përgjegjësia politike dhe profesionale mbi kompetetntet që janë përgjegjës”, tha ai. /BetimipërDrejtësi