Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Qosjes nuk i eci hiç në politikë

29/01/2025 - 14:51
në Kryesore, Lajme
A A
Isa Mustafa: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e 9 shkurtit do ta nxjerrin LDK’në të parën, pas masakrës që iu bë më 14 shkurt nga akterë të brendshëm e ndërkombëtarë. VV po përdor gjuhë denigruese e ofenduese në mungesë të rezultateve. Ka filluar ta ushtrojë opozitarizmin ende pa përfunduar zgjedhjet. Rexhep Qosjes nuk i eci hiç në politikë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson në rikthim të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 9 shkurt. Mustafa, që ka udhëhequr me LDK’në për mbi 10 vjet, ka thënë se kjo parti do të dalë fituese në këto zgjedhje.

Në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net, Mustafa e ka quajtur “masakër” e “lloj holokausti për zhbërje politike” atë që i ndodhi LDK’së para katër vitesh. Në zgjedhjet e vitit 2021, LDK doli e treta me 12,7 përqind. Sipas tij, në këtë rënie të LDK’së kontribuan akterët e brendshëm por edhe ndërkombëtarë.

“Mendoj se pas masakrës që iu bë LDK-së në vitin 2021 ( një lloj holokausti për zhbërje politike) nga shumë akter të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, ajo falë atyre që i qëndruan besnik po rikëmbet, maskat e mashtrimeve dhe e profiterëve po bien, po merr përkrahje të gjerë të qytetarëve dhe do të delë fituese, sepse e meriton”, ka deklaruar Mustafa.

Në vend, tash e 19 ditë ka nisur fushata, edhe zyrtarisht. Fushatën e opozitës, Mustafa e ka cilësuar si shumë të emancipuar, e për partinë në pushtet ka thënë se po përdorë gjuhë ofenduese e denigruese në mungesë të rezultateve.

Thotë se ka filluar të ushtrojë opozitarizmin ende pa përfunduar zgjedhjet.

“Me mesazhe pozitive, oferta të qarta e respektim të qytetarëve, si LDK, PDK, AAK por edhe Lista për familjen, si subjekt i ri zgjedhor. Në të kundërtën VV në mungesë të rezultateve, po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe denigruese. Kam përshtypjen se po e ofendon dhe dëmton më shumë vetëveten sesa të tjerët. Ose se nuk ka besim të qeverisë dhe ka filluar ta ushtrojë opozitarizmin para se të përfundojnë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Para dy ditësh, për zgjedhjet e 9 shkurtit bëri një postim edhe Akademiku Rexhep Qosja, kundërshtari i përbetuar i Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Qosja tha se ka vendosur që të dalë në zgjedhje pas 25 vjetësh, duke theksuar se hera e fundit kur ka votuar ka qenë viti 2000. Ai doli hapur në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti.

Për deklaratat e Qosjes në këtë postim, Mustafa ka pasur një përgjigje të shkurtë.

“Akademik Qosja është shkrimtar dhe intelektual i njohur. Në politikë nuk i eci hiç”, ka thënë Mustafa për Reporteri.net.

Ndryshe, Isa Mustafa ka udhëhequr me Lidhjen Demokratike të Kosovës nga viti 2010 deri në vitin 2021. Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Mustafa dha dorëheqje nga kjo pozitë, duke u bërë kryetari i parë i kësaj partie që jep dorëheqje.

“Unë do të isha i lehtësuar po ta dinja se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje. E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse??? Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore”, kishte shkruar Mustafa, në një postim në Facebook, në shkurt të vitit 2021.

Ai ka qenë Kryeministër i Kosovës gjatë viteve 2014-2017, teksa më herët ka udhëhequr edhe me Kryeqytetin, gjatë viteve 2007-2013./Reporteri.net

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare
Kryesore

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare

19/01/2026 - 22:45
MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm
Kryesore

MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm

19/01/2026 - 22:25
Përdorimi i ngjyrës së dukshme për shënjimin e votuesve, Daka: Regres, vendim i çuditshëm i KQZ’së
Kryesore

Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

19/01/2026 - 22:10
Miftaraj thotë se Qeverisë i mungon vullneti për implementimin e Kontratës Kolektive
Kryesore

“Nëse këta kandidatë kishin komunikim me telefon me komisionerë e ju kanë thanë 500 a 1 mijë euro për votat, nuk merren si prova”, Miftaraj tregon se si mund të shkojë procesi i hetimit

19/01/2026 - 21:58
Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
Kryesore

Bekim Haxhiu: Nuk ka demokraci me metoda staliniste, rinumërimi total mund të korrigjojë vetëm pjesërisht dëmin

19/01/2026 - 21:31
Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme
Kryesore

Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme

19/01/2026 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    552 Shpërndaje
    Shpërndaje 221 Tweet 138
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë