Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa thotë u pa qartë se VV nuk i ka numrat as për kuvend e as për qeveri, ka një porosi edhe për partitë opozitare

30/07/2025 - 19:23
në Lajme
A A
Mustafa i kërkon Qeverisë gatishmëri për dialog alarmon se Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se situata me mos/konstituimn e Kuvendit flet për mungesë të përgjegjësisë politike të partisë, e cila doli e para në zgjedhjet nacionale, por jo fituese e zgjedhjeve.

Duke folur për seancat e dështuara, Mustafa thotë se u pa qartë se VV nuk i ka votat për ta zgjedhë kryeparlamentarin, dhe rrjedhimisht as për formimin e qeverisë.

Ish-kryeministri në një prononcim për IndeksOnline thotë se kërkesa që Kushtetuesja ta zgjidhë këtë problem, nuk është e drejtë dhe, sipas tij, është më shumë e dëmshme sesa e dobishme në pikëpamje të demokracisë parlamentare.

“Sidomos në një situatë kur partia në pushtet s’po përfillë elementet bazike të Kushtetutës. Në një situatë normale, më shumë ka vend për ndërhyrje të gjykatave tjera për të sjellë para përgjegjësisë ata që po e shkelin rendin Kushtetues sesa vet Gjykata Kushtetuese. Uzurpimi i pushtetit është në kundërshtim me Ligjin. Uzurpimi i pozitës së kryesuesit të Kuvendit duke devijuar rendin e ditës me manipulim të kërkimit të votave për votim të fshehtë e jo për kandidatin e propozuar për kryetar/e ngjan në paradoks kushtetues, ligjor, e të praktikës tonë parlamentare. Ata që abuzojnë me rolin e tyre, do duhej të kenë punë me ligjin, jo me Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta është e qartë, nuk duhet të zbatohet e jo të rishkruhet, ashtu siç ka ndodhur. Kushtetuta njeh shumicën, si rregull të demokracisë”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se nëse partia, e cila ka dalë e para mund të krijojë shumicën për të konstituuar Kuvendin dhe për ta bërë qeverinë, ecet përpara nëse jo lëshon hapësire që ata që nuk i bashkohen.

“Edhe opozita e djeshme s’mund të sillet me logjikën – s’të dua ty në pushtet por s’e dua as vetëveten. Me refrenin – S’bëjmë gabime si ata para nesh. Çdo hap në politikë sfidohet me gabime dhe me suksese, para së gjithash me marrje të riskut”, ka përfunduar Mustafa.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, duke ndaluar çdo vendim të deputetëve deri më 8 gusht kur pritet të dal me aktgjykim lidhur më kërkesat e PDK-së dhe LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Apeli lë në paraburgim Igor Popoviqin nën dyshimin se nxiti urrejtje dhe mosdurim midis serbëve dhe shqiptarëve
Kryesore

Edhe Apeli lë në paraburgim Igor Popoviqin nën dyshimin se nxiti urrejtje dhe mosdurim midis serbëve dhe shqiptarëve

31/07/2025 - 15:59
Gjermania me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë për rastet e Arbnor Spahiut dhe Igor Popoviqit – Ministri i Shtetit ka takuar Sorensenin
Kryesore

Gjermania me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë për rastet e Arbnor Spahiut dhe Igor Popoviqit – Ministri i Shtetit ka takuar Sorensenin

31/07/2025 - 15:51
SPAK-u godet rrjetin e “Call Center-ave”, miliona euro nga aktiviteti kriminal
Lajme

SPAK-u godet rrjetin e “Call Center-ave”, miliona euro nga aktiviteti kriminal

31/07/2025 - 15:49
Përfundon intervsitimi në Speciale, avokati i Lipovicës: Për rezervat shtetëtore
Lajme

Përfundon intervsitimi në Speciale, avokati i Lipovicës: Për rezervat shtetëtore

31/07/2025 - 15:37
Sveçla e Krasniqi “zbarkojnë” te urat në Mitrovicë, punëtorët aty pa helmeta e doreza, dinamika sipas parashikimeve
Lajme

Sveçla e Krasniqi “zbarkojnë” te urat në Mitrovicë, punëtorët aty pa helmeta e doreza, dinamika sipas parashikimeve

31/07/2025 - 15:36
Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!
Lajme

Ramadani për Rozeta Hajdarin: Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit

31/07/2025 - 15:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kapen 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë – ja si funksionon rrjeti i këtyre dy kompanive me bazë në Qipro (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A e kanë gati përgjigjen për presidenten Osmani? Flasin nga Kushtetuesja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kush e luftoi Nasuf Bejtën nga strukturat e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas djalit të tij!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Analisti” që çdo mbrëmje e mbron Kurtin sot e zyrtarizoi koalicionin me VV-në

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë