Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafi: Lugina vazhdon të jetë peng i marrëdhënieve politike mes Prishtinës dhe Beogradit

18/12/2021 - 19:14
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafi: Lugina vazhdon të jetë peng i marrëdhënieve politike mes Prishtinës dhe Beogradit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili për vjet të tëra ka qenë aktivist për të drejtat e banorëve të luginës, thotë se rruga e tyre do të duhej të jetë si shqiptarët e trevave tjera.

Derisa flet për vështirësitë e të mësuarit shqip, ai thekson se sot nxënësit e klasës së parë kanë abetaren.

“Djali im, Visari, i cili shkon në klasë të parë e ka abetaren. E që unë nuk e kisha atëherë”, ka thënë ai.

Presheva, Medvegja e Bujanoci po vazhdojnë të diskriminohen tash e shumë dekada. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi tregon se përkundër iniciativave për sigurimin e teksteve shqip, ato ishin kthyer edhe në male.

“Nuk kishin libra. Libri ka qenë një nga faktorët që i ka munguar në vazhdimësi, po flas për librin shkollor. Ishin të ndaluara ato. Ka pasur disa iniciativa paraprake, kur në një moment për shkak të mungesës, njerëzit kanë pa mundësi të ndryshme për të sjellur aty. Kanë ardhur me traktor malit dhe janë zënë dhe janë konfiskuar”, shprehet ai.

Nxënësit e luginës me vjet të tëra kanë mësuar me libra të përkthyera jo mirë. Por, ai shton se vitin e ardhshëm edhe 19 komplete të teksteve mësimore do t’i sigurojnë për klasën e katërt dhe të tetë.

“Për herë të parë neve na ka ndodhur që ministri i Arsimit të Republikës së Serbisë të lejojë përdorimin e teksteve mësimore për klasën e parë, dytë, tretë, pestë, gjashtë, shtatë. Ndërkaq, të mbetur mangët për klasën e katërt, të tetë dhe për shkollën e mesme. Sepse në Serbi nuk ka studime para universitare, por që është e strukturuar me 4+4+4 dhe pastaj vijnë studimet universitare. Sot, përveç që kemi siguruar tekstet mësimore për këto klasë, kemi siguruar edhe tekstet e historisë për klasën e gjashtë dhe ne jemi në përpjekje për sigurimin e historisë për klasën e pestë, shtatë dhe tetë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, sipas tij Lugina e Preshevës vazhdon të jetë peng i marrëdhënieve politike mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ashtu qysh i ka prekur me mos-njohjen e diplomave. Ne e kemi diku mbi 200 studentë që studiojnë në Republikën e Kosovës për çdo vit. Dhe nga viti 2008 janë të njohura vetëm 30 diploma, në anën tjetër diplomat e Serbisë në Kosovë janë njohur mbi 1800. Që është një disbalanc komplet”, ka theksuar ai./kp

JU REKOMANDOJMË

Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur
Lajme

Kush e la foshnjen në qese? Krejt çka dihet deri tani për ngjarjen e rëndë në Matiqan (VIDEO)

19/05/2025 - 14:50
Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë
Lajme

Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

19/05/2025 - 14:39
Biden pasi u diagnostifikua me kancer: Na prek të gjithëve, unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë
Lajme

Biden pasi u diagnostifikua me kancer: Na prek të gjithëve, unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë

19/05/2025 - 14:23
Pacolli reagon ndaj bllokadës në Kuvend: Për keqardhje, Albulena Haxhiu është dashur të tërhiqet menjëherë
Lajme

Pacolli reagon ndaj bllokadës në Kuvend: Për keqardhje, Albulena Haxhiu është dashur të tërhiqet menjëherë

19/05/2025 - 14:03
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Kryesore

Muharremi për bllokadën në Kuvend: Pa SHBA-në e BE-në, këta s’ishin marrë vesh për kurgjo

19/05/2025 - 13:55
Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur
Kryesore

Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur

19/05/2025 - 13:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prishtinë: Pamje nga vendi ku u gjet foshnja e porsalindur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pesë persona të lënduar nga sulmi me thikë në Bielefeld të Gjermanisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë