Një delegacion i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka shkuar sot në BIK për festën e Kurban Bajramit.
Përveç Kurtit, aty kanë shkuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, Besnik Bislimi, Faton Peci, Hajruallu Çeku dhe këshilltari i Kurtit.
Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.
Pak më vonë Tërnava i është drejtuar Besnik Bislimit “ty si po të shkojnë bisedimet atje” duke aluduar në procesin negociator Kosovë -Serbi. Bislimi ka reaguar duke qeshur “e kemi gjetë nifar mesi”, teksa pjesa tjetër e përgjigjes nuk dëgjohet.