Një rast i pazakontë vjedhjeje brenda ndërtesës ka ndodhur në orët e para të së martës në rrugën “Vicinaum” në Prishtinë, duke alarmuar banorët që u zgjuan me derë bosh dhe këpucët e zhdukura. Ngjarja është përjetuar nga banorë të shqetësuar të ndërtesës “Redoni 2”.
Burimet e Gazetës Sinjali nga ndërtesa ku ka ndodh vjedhja bëjnë me dije se i dyshuari është parë nga kamerat e sigurisë teksa ka hyrë në ndërtesë dhe ka filluar nga kati i 3-të deri në katin e 5-të, duke marrë këpucë, patike dhe një biçikletë, të lëna në korridore.
Një nga banorët që kishte pësuar nga vjedhja, për Sinjalin, ka shkruar se: “Në mëngjes s’gjetëm asnjë palë këpucë jashtë derës. Disa banorë thanë që kamera e ka kapur, por na u desh me thirrë policinë se s’e njihte askush.”
Sipas këtij banori, hajni është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë AUDI A4, ngjyrë e bardhë.