Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘‘Na ka larguar tërë klasën’’, 21 maturantë paralajmërojnë ankesë në MAShTI, thonë se u larguan padrejtësisht nga Provimi i Maturës

21/06/2025 - 21:11
në Lajme
A A
‘‘Na ka larguar tërë klasën’’, 21 maturantë paralajmërojnë ankesë në MAShTI, thonë se u larguan padrejtësisht nga Provimi i Maturës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

18 mijë e 800 maturantë patën të drejtë t’i nënshtrohen sot pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore.

E si rëndom, edhe kësaj radhe u raportua për parregullsi, por pati edhe ankesa nga ata që iu nënshtruan testit.

Janë rreth 21 maturantë të Gjilanit, të cilët po pretendojnë se u larguan padrejtësisht nga dy klasa ku kishin për t’iu nënshtruar provimit në Shkollën e Muzikës dhe Arteve në Gjilan.

Këta thonë se u larguan para se t’iu shpërndaheshin edhe fletët e provimit. Arsye për largimin e tyre, këta thonë se ishte fakti se telefonat i lanë në tavolinën para ku qëndrojnë dhe ulen profesorët.

Njëra nga nxënëset e përjashtuara, ka thënë se në momentin që profesori i angazhuar për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e provimit ka qenë duke i shpërndarë teste, “në klasë ka hyrë një zyrtar i MAShTI-t i cili na ka larguar tërë klasën”.

Për këtë rast Klankosova.tv ka kontaktuar drejtorin e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiun.

I njëjti është shprehur se është njoftuar me rastin nga prindërit e nxënësve.

“Më është bërë e ditur se nxënësit në fjalë janë njoftuar edhe kur kanë hyrë, e edhe nëpërmjet sistemit E-Kosova, madje edhe shkollat nëpërmjet pamfleteve se pajisjet elektronike, si telefonat dhe orët e mençura, janë të ndaluara”.

“Në qendrën që keni marrë shqetësimin janë 21 nxënës që janë larguar. Pajisjet e tyre i kanë lënë në bankë aty përpara”, tha Nuhiu.

Për ankesën e tyre se u është bërë padrejtësi, Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit tha se ata kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes ankesave zyrtare në MAShTI.

“Nëse mendojnë se u është bërë e padrejtë, pakënaqësitë mund t’i shprehin dhe të dërgojnë ankesa zyrtare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, tha Nuhiu.

I njëjti shtoi se udhëzimet kanë qenë të njëjta për disa vite me radhë, që nuk lejohen pajisje elektronike, si telefona dhe ora të mençura, në ambientet e qendrave të testimit.

Njëzetenjë maturantët që po pretendojnë se u është bërë padrejtësi, thanë se të hënën do të parashtrojnë ankesën e tyre në MAShTI.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka thënë në Facebook se në disa qendra testimi janë evidentuar parregullsi, kryesisht për shkak të posedimit të pajisjeve të ndaluara, si telefonat mobilë, dhe si pasojë disa nxënës janë larguar nga testimi. Në total, numri i nxënësve të larguar nga qendrat e testimit në Gjilan është 45.

Klankosova.tv i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit për këtë rast dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare

JU REKOMANDOJMË

SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore
Lajme

Çfarë dihet për tre centralet bërthamore të sulmuara nga SHBA-ja

22/06/2025 - 03:15
Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial
Lajme

Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial

22/06/2025 - 03:07
Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit
Lajme

Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit

22/06/2025 - 03:05
Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë
Lajme

Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë

22/06/2025 - 03:00
Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar
Kryesore

Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar

22/06/2025 - 02:54
Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.
Lajme

Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.

22/06/2025 - 02:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë