Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmë në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti të pabanuar, tre persona të moshës së re humbën jetën.
E lidhur me rastin e rëndë, ka reaguar edhe shkolla “Dëshmorët e Kombit”, në Jabllanicë të Gjakovës, ku viktimat ishin nxënës.
“Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina na këputet shpirtin”, thuhet në reagimin e shkollës.