Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na le 20 euro te HIB’i” – Çka thuhet në aktakuzën kundër dy zyrtarëve policorë që u arrestuan nën dyshimin për ryshfet?

23/05/2025 - 15:06
në Lajme
A A
Aktakuzë ndaj policëve  A.Sh dhe S.K, i kërkuan 20 euro shoferit për të mos i dhënë gjobë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para një muaji, dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, u patën ndaluar për 48 orë, transmeton Insajderi.

Lidhur me rastin ishte deklaruar edhe Prokuroria e Pejës.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, kishte deklaruar Nikçi.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria në Pejë ndaj Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodranit.

Sipas aktakuzës, thuhet se Sulltan Kadrijaj ka kërkuar ryshfet 20 e më shumë euro nga i dëmtuari. Ndërkohë Ali Shkodrani ka pranuar 20 euro nga një dëshmitar. Rasti kishte ndodhur pasi dy zyrtarët policor e kishin ndaluar L.K me një Golf 8 i cili kishte tejkaluar shpejtësinë.

Pas ndalimit polici zyrtari Sulltan Kadrijaj e ka vërejtur se i L.K nuk e kishte pas të vendosur targën në veturë.

“Për shkak se ekziston dyshimi mirë i bazuar se të pandehurit Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrijaj, Me datë 20.04.2025 rreth orës 01:30, në Klinë, në fsh. Poterq, të pandehurit në cilësi të personave zyrtar dhe atë zyrtar policor në Njësinë e Trafikut në Pejë, me dashje e me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme për vete, i pandehuri Sulltan ka kërkuar ryshfet shumën prej 20.00 e më shumë euro nga i dëmtuari L.K, nga Peja, kurse i pandehuri Ali ka pranuar ryshfet shumën prej 20.00 euro nga dëshmitari L.A, në atë mënyrë që derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli në fsh. Poterq të Komunës së Klinës, i pandehuri Sulltan ka ndaluar veturën Golf 8, të cilën ishte duke e vozitur L.K, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë të cilën nuk kishte arritur ta fiksoj me mjetin llaserik.

Por në momentin e ndalimit i pandehuri Sulltan ka vërejtur se i dëmtuari nuk e kishte pas të vendosur targën në pjesën e përparme të veturës ashtu siç është e paraparë me nenin 59 par.2 dhe 3 te Ligjit nr.05/L-132 për Automjete, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë, i pandehuri Sulltan nga i dëmtuari kishte kërkuar që 20.00 e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve HIB Petrol në Pejë tek kamerierët, të cilat të pandehurit edhe do ti marrin, me ç’rast i dëmtuari për veprimet e të të pandehurve e kishte njoftuar IPK-në e më pas ka vepruar sipas udhëzimeve të të pandehurve por që fillimisht i kishte fotografuar kartëmonedhën në vlerë 20.00 euro, para të cilët i kishte lënë në HIB Petrol tek kamerieri, e të cilën kartëmonedhë dëshmitari L.A ia kishte dhënë të pandehurit Ali jashtë lokalit të pompës derivateve HIB Petrol, e cila kartëmonedhë është gjetë dhe sekuestruar nga hetuesit e IPK-së në xhepin e majtë të këmishës së të të pandehurit Ali Shkodrani”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Gjykata Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, thuhet se me datë 20.04.2025 “kemi marr Aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurve Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani nga Peja, për vepër penale ‘’marrja e ryshfetit” vepër kjo e kryer në bashkëkryerje nga neni 421 par 2. lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe njëkohësisht është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve”.

Në aktakuzë përmenden edhe video incizimet e kamerave të sigurisë:

Më tej, në aktakuzë theksohet edhe raporti i video incizimeve të siguruara nga kamerat e sigurisë së HIB Petroll në Pejë, të cilat janë përshkruar si në vijim:

“Sipas pamjes se kamerës shihet vetura Golf 8, e cila targën e pare nuk e ka të vendosur në maskën apo vendin përkatës por e ka në xhamin e parë të veturës, më këtë veture është i dëmtuari L.K qe pasi te ndal këtë veturë shihet duke dal nga vetura dhe me pas hynë në lokalet brenda HIB-it, dhe mban në dorë telefonin, i njëjti më pas niset ne drejtim te se tij por shihet duke e shikuar telefonin, më pas ai duket se është duke biseduar në telefon dhe përsëri kthehet brenda lokalit të HIB-it, në ora 02:09:05 apo sipas videos në minutën 33:34, L.K del nga lokali i HIB shkon dhe hynë në veturën e tij lëvizë mbrapa dhe pastaj fillon me lëvizë para me veturë, gjate kësaj kohe në ora 02:09:52 apo sipas videos në minutën 34:21 shihet vetura zyrtare e Policisë e cila vjen në HIB dhe parkohet në vend parkim edhe gjatë kësaj kohe shihet L.K duke qëndruar ende me veturën e tij Golf 8 në HIB, pastaj zyrtarët policor Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrija shihen duke dal nga vetura, kurse ne këtë moment L.K lëvizë me veturë, zyrtarët policor Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrija nga kjo pamje shihen se shkojnë dhe hynë ne lokalin e HIB-it.

Ne ora 02:31:15 apo sipas videos në minutën 55:45 nga lokali i HIB-it shihet që fillimisht del L.A e pas tij edhe zyrtarët policor Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrija. L.A i zgjatë dorën zyrtarit policor Ali Shkodrani më pas afrohet edhe zyrtari policor Sulltan Kadrija dhe shihet se e hap kuletën e tij dhe nxjerr diçka e i jep L.A por shihet se nuk i merr fillimisht e më pas i merr. Pastaj zyrtarët policor nisen për tek vetura kurse L.A hynë ne lokalin e HIB-it, pas kësaj zyrtaret policor hynë në veture dhe largohen nga HIB.

Sipas pamjeve të kamerës të emëruar Piceri Salla, shihet L.K duke hyrë në lokalin e HIB-it, ai mban telefonin në dorë, shkon deri afër shankit e më pas del jashtë lokalit, shihet se e ka telefonin duke e mbajtur në dorën e djathtë, më pas ven shankisti A.M të cilët shihen duke biseduar ndërmjet veti, më pas shihet L.K duke i dhënë diçka me dorën e majtë shankistit, e pastaj largohet nga lokali. Pas pak kthehet prapë L.K dhe bisedon edhe njëherë me A.M, e pastaj largohet. Në ora 02:11:00 në lokal hynë dy zyrtarët policor të cilët përshëndeten me një person i cili është i ulur dhe shoqëruar me tre veta te tjerë, zyrtari policor Sulltan Kadrija lëvizë për ne WC ndërsa Ali Shkodrani shkon ulët në një tavolinë në qosh të lokalit, pastaj zyrtari policor Sulltan Kadrija del nga WC dhe përshëndetet me njërin nga personat qe ishte përshëndetur nga largësia me pare, aty jen edhe zyrtari policor Ali Shkodrani i cili shkon për ne WC, kurse zyrtari policor Sulltan Kadrija përshëndetet dore me dore edhe me personat e tjerë, pas një bisede zyrtari policor Sulltan Kadrija shkon dhe ulët ne tavolinën në qosh të lokalit në ndërkohë nga WC kthehet edhe zyrtari policor Ali Shkodrani dhe aty të dy qëndrojnë të ulur në atë tavoline deri ne ora 02:31:00 apo sipas videos në minutën 48:47 të cilët shihen se janë duke dal nga lokali te shoqëruar nga L.A”, thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
Lajme

‘Shteti në pauzë’: Cakolli pyet se për çka po asistojnë këto ditë asistentët e deputetëve

23/05/2025 - 20:16
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re
Lajme

“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

23/05/2025 - 20:12
Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
Lajme

Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë

23/05/2025 - 20:05
‘‘Jam i bindur’’, Abazi thotë se Rashiqi ia ‘‘ka siguruara 3-4 vota të Listës Serbe’’ Kurtit
Lajme

‘‘Jam i bindur’’, Abazi thotë se Rashiqi ia ‘‘ka siguruara 3-4 vota të Listës Serbe’’ Kurtit

23/05/2025 - 20:02
Anton Quni: Momenti i fundit që Kurti ta shkarkojë Gërvallën – ajo nisi karrierën e saj në LDK, po e pështyn shtëpinë e saj
Lajme

Quni i LDK-së: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025 - 18:48
Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme
Lajme

Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme

23/05/2025 - 18:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë