Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na mashtroi vëllai, i ka marrë 6 banesa ma shumë për veti” (VIDEO)

20/10/2025 - 19:27
në Lajme
A A
“Na mashtroi vëllai, i ka marrë 6 banesa ma shumë për veti” (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kujtimet e 38-vjetëve të familjes Beboviq, iu rrënuan në vitin 2010. Tokën në të cilën jetuan që nga viti 1972, vendosën ta jepnin tek investitori e në këmbim të merrnin banesa.

Një marrëveshje e tillë me investitorin, vëllezërve Beboviq po iu konvenonte, pa e ditur se ajo do ishte arsyeja që komunikimi mes tyre do ndalonte.

Në një intervistë për KIKS Kosovë, Ruhan Beboviq kthehet në kohë dhe kujton kur ata morën ofertën nga kompania LABI COM. Dora mes Beboviqëve e Shefqet Gashit u dha, e marrëveshja u bë.

Për truallin që kishin dhënë, Gashi u kishte ofruar atyre nga 8 banesa. Edhe leja ndërtimore nga komuna u mor për gjithsej 34 banesa.

Por Shefqet Gashit, nga LABI COM thonë se nuk iu dukën mjaftueshëm ato 34 banesa.

Kjo kompani nisi të ndërtojë edhe më tutje, duke tejkaluar katet e lejuara.

Kur vëllezërit Beboviq kishin marrë vesh një gjë të tillë, nuk po nënshkruanin marrëveshjet e mëtutjeshme që i duheshin Shefqet Gashit për të vazhduar punën.

Meqenëse dy nga vëllezërit jetojnë jashtë Kosovës, pronari i LABI COM kishte shkuar tek vëllai që jeton në Prishtinë, Maliq Idrizi, dhe i kishte kërkuar që të nënshkruante për të gjithë. Këtë herë, Maliqi kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

I mbetur pa zgjidhje, Shefqet Gashi i kishte shkuar në shtëpi dhëndrit të Maliqit, me të cilin kishin bashkëpunuar e sipas Ruhanit, kishin pasur borxhe mes vete.

Dhëndrit, Shefqeti i kishte dhënë detyrë që të bindë vjehrrin e tij Maliqin që të nënshkruajë.

Sipas Ruhan Beboviq, dhëndri ia kishte mbushur mendjen vëllait të tyre, Maliqit që të nënshkruajë marrëveshjen për të gjithë. Pas atij nënshkrimi, Shefqet Gashi dyfishoi numrin e banesave në atë ndërtesë, nga 34 e çoi në 69-të.

Në këmbim të atij nënshkrimi, sipas Ruhanit, vëllait të tij Maliqit iu dyfishuan metrat katrorë dhe mori 6 banesa më shumë se ta. Ruhan e Xheladin Beboviq u shprehën se u zhgënjyen thellë nga mashtrimi që ata pretendojnë se ua bëri vëllai.

Që nga ajo ditë, ata nuk i flasin me gojë Maliqit ngase siç thonë ata “deshi që të pasurohej brenda natës”.

Ndiqni detajet në videon e mëposhtme:

JU REKOMANDOJMË

Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në
Kryesore

Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

20/10/2025 - 22:09
Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm
Kryesore

Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm

20/10/2025 - 21:33
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Haki Abazi: Nuk jemi zbutur ndaj VV-së, ka qenë trokitje nga ata

20/10/2025 - 21:19
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Kryesore

Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”

20/10/2025 - 21:02
Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë
Kryesore

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

20/10/2025 - 20:31
Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
Kryesore

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur

20/10/2025 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    888 Shpërndaje
    Shpërndaje 355 Tweet 222
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë