Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra

15/01/2026 - 14:56
në Pa kategori
A A
Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një grup i mirfilltë kriminal, i cili ka kryer krime me pasoja të rënda kundër shëndetit të popullatës, sidomos ndaj të moshurave, me qëllim fitimi përmes një skeme mashtrimi, vijon të veprojë në Tiranë. Protagonistë janë dy përfaqësues të kartelit të barnave; biznesmeni i dënuar për skema mashtrimi me barnat Nadir Çausholli dhe ish kreu i FDSKSH-së, Spartak Zekja, që të dy me depo farmaceotike.

Në vend që t’a referonte dosjen në SPAK si grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Tiranës po e bitis çështjen, duke u mjaftuar me goditjen penale vetëm për njërin bashkëkryetar të grupit, Spartak Zekja, duke lënë të lirë Nadir Çaushollin, ikonën e mafies së ialçeve, skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave. Teksa Çausholli vijon kontrabndën e ilaçeve, skemat e mashtrimit me rimbursimin, falsifikimin e etiketave të ilaçeve të skaduara, shitjen e ilaçeve të skaduara me etiketa false etj., prokuroria ka arrestuar vetëm ushtarin e tij, Frigull Milla, të cilin Çausholli e kishte vendosur administrator.

Si funksiononte skema?

Ilir Shehu është administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.

Ai kallëzoi se ka ardhur në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,  kryejnë veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe, si rrjedhojë e këtyre veprimeve (inventarëve) fiktivë, përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Nisur nga ky fakt, të dëmtuar në biznes e të partnerit në biznes, subjekti Italian “Chiesi” Spa, zhvilluan me kërkesë të kallzuesit një takim pranë zyrave të FSDKSH, me perfaqesues të këtij institucioni. Kallëzuesi ka patur mundësinë të shikojë në zyrën e statistikave e me mbështetjen e Drejtorit të Kontrollit, disa të dhëna, të cilat ishin alarmante për të. Ai konstatoi një skemë të përdorur për të gjeneruar fatura fiktive, të cilat shkaktojnë vjedhje të përmasave të medha të rimbursimit.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por vecanërisht nga të dhënat që konstatuan në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, konstatuan një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha.

“CFO Pharma”, në qendër të skemës

Në kallëzim thuhet gjithashtu se, në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, në bashkëpunim me zyrtarë të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” (në pronësi në letra të Alba Zylfo) dhe “Medix Albania” (në pronësi në letra të Lorela Ballabani), janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH përkatësisht me datën 04.10.2024 dhe 24.04.2025, ku kanë deklaruar shifra të frikshme totalisht fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmacitë.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4 000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimbow”, në vlerë 60 milion lekë të reja, pa asnjë blerje.

Fakti i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Çfarë zbuloi Prokuroria

Nga hetimi ka dalë qartë se shtetaset Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo “nuk kanë dijeni se si funksionojnë dhe se si operojnë përkatësisht subjektet “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”.

Të dyja nuk kanë dhënë shumë sqarime mbi veprimtarinë e subjekteve që administrojnë, pasi kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni për shumë detaje të rëndësishme të hëtimit.

Subjekti “Pharma Plus” e ka vend ushtrimin e aktivitetit në ambjentet e “CFO Pharma”, po ashtu aty ka dhe magazinën, ku gjatë kontrollit të ushtruar janë gjëtur një sasi e konsiderueshme e suplementit “Yovita Plus”, një pjesë prej të cilës “CFO Pharma” ia ka kaluar me fature shitje “Pharma Plus”, gjatë kohës që po kryhej kontrolli në magazinën e këtij subjekti. Gjithashtu janë gjetur ilaçe të skaduara, të cilave dyshohet se do t’u ndeyshonin etiketën.

Del qartë se kjo magazinë përdorej nga “CFO Pharma” dhe jo nga subjekti “Pharma Plus”. Fakt që provohet edhe me medikamentet e lëna në ambjentet e kësaj magazine nga “CFO Pharma”, për të cilat vendosi në dispozicion të hetimit një marrveshje pa datë e cila mund të ishte perpiluar edhe pas kontrollit të ushtruar nga organi procedues.

Këto detaje, si edhe të dhëna të tjera, kanë krijuar bindjen e Prokurorisë se “Pharma Plus” është krijuar dhe përdoret për llogari dhe nevoja të subjektit “CFO Pharma”, siç citohet në dosjen gjyqësore.

Po ashtu, subjekti “Nedix Albania”, nga analizimi i veprimtarisë financiare dhe tregtare rezulton se të gjithë aktivitetin e tij e ka kryer vetëm me subjektin “CFO Pharma”, duke i shitur këtij të fundit medikamente, për të cilat nuk dispononte gjëndje, duke falsifikuar faturat e blerjes, si dhe gjendjen e inventarit në sistemin “edepo”.

Adresa e ushtrimit të aktivitetit të subjektit “Nedix Albania”, është njëkohësisht adresë sekondare e subjektit “CFO Pharma”.

Nga kontrolli i ushtruar në Nedix Albanaia, janë gjetur vetëm produkte të subjektit “CFO Pharma” dhe jo medikamentet që ndodheshin në gjëndjen e inventarit të datës 02.10.2025. Kjo shoqëri e kishte blerë magazinën e mësipërme vetëm një ditë pasi “Nedix Albania” kishte lidhur kontratën e qirasë me palën shitëse.

Sipas prokurorisë, ky veprim është kryer me qëllim të drejtpërdrejtë nga administrator i subjektit “CFO Pharma”, për të patur nën kontroll dhe magazinën e “Nedix Albania”.

JU REKOMANDOJMË

Edhe një ditë afat për presidentin, Blerim Sallahu zbulon planin e Vetëvendosjes

Edhe një ditë afat për presidentin, Blerim Sallahu zbulon planin e Vetëvendosjes
04/03/2026 - 09:43

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka lëshuar sinjale se partia në pushtet pritet ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e naftës në Kosovë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme, Berjani flet me shifra

Rriten çmimet e naftës në Kosovë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme, Berjani flet me shifra
02/03/2026 - 12:03

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se “situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës”. Ai tha se zhvillimet e...

Më shumëDetails

Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?

Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?
01/03/2026 - 16:30

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada, u vra...

Më shumëDetails

Hamza, pas takimit me Kurtin: Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja

Hamza, pas takimit me Kurtin: Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja
28/02/2026 - 18:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për media, me ç’rast ka thënë se ka ofruar një mundësi konkrete...

Më shumëDetails

Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar
26/02/2026 - 16:03

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e hiq më pak se 21 mijë e 280 kg koncentrat pie me afat të skaduar, importuar nga kompania Laberiob...

Më shumëDetails

Hamza pret në takim Spiropalin: Faleminderit qeverisë shqiptare që e ka ngritur zërin kundër padrejtësive në Hagë

Hamza pret në takim Spiropalin: Faleminderit qeverisë shqiptare që e ka ngritur zërin kundër padrejtësive në Hagë
25/02/2026 - 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kryediplomaten e Shqipërisë, gjatë së cilit është folur për mbështetjen e vazhdueshme që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë