Ajo ka thënë se LVV është subjekti më i votuar si dhe kandidatit i tyre për kryeministër Albin Kurti dhe kjo sipas saj tregon vullnetin e qytetarëve për të vazhduar qeverisjen.
“E rëndësishme është që Lëvizja Vetëvendosjes do të vazhdojë qeverisjen e mirë në të gjithë dikasteret. Sigurisht, jemi subjekti që kemi fituar zgjedhjet. Mbështetja e madhe e qytetarëve edhe pas mandatit tonë katërvjeçar veçse e dëshmon punën tonë të mirë dhe vullnetin e qytetarëve për të vazhduar qeverisjen e mire”, ka thënë Nagavci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1
Ndonëse nga rezultati përfundimtar, LVV ka 48 deputetë dhe kjo është e pamjaftueshme për ta formuar qeverinë e vetme, Nagavci ka thënë se këtë çështje do ta trajtojnë më seriozitet.
Por, ajo ka thënë se qytetarët kanë treguar vullnetit e tyre dhe se këtë duhet respektuar edhe nga deputetët e partive tjera.
“Do ta trajtojmë me seriozitetin më të madh, gjithçka është në kompetencat tona që sa më shpejtë të krijohet qeveria. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet dhe ju bëjë thirrje edhe deputetëve tjerë që ta respektojnë vullnetin e qytetarëve. Do ta formojmë qeverinë do të bëjmë më të mirën për vendin” ka thënë Nagavci në Tëvë1.
Të enjten është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria e re do të udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe nga ai si kryeministër.