Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

10/03/2026 - 14:15
në Lajme
A A
Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke pezulluar njëherësh edhe punën në Kuvend. Nagavci tha se presin një vendim final në favor të kërkesës së tyre.

“Natyrisht se e kemi mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme, duke besuar se një vendim ndryshe do të mund të krijonte pasoja që do të ishin vështirë të rikuperueshme. Ne presim që Gjykata ta trajtojë me integritet dhe profesionalizëm dhe besojmë se vendimi do të jetë në favor të kërkesës sonë.”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Nagavci, tha se i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Është një situatë ku, nga sa kemi parë prej qëndrimeve publike, si rrallëherë më parë ka pasur një unitet mes komunitetit të ekspertëve, juristëve, ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe profesorëve të së drejtës kushtetuese, të cilët konsiderojnë se ky dekret bie ndesh me Kushtetutën. Andaj besojmë se vendimi do të jetë në favor të kërkesës sonë. Por, përtej kësaj, natyrisht se ne kemi respektuar edhe më herët vendimet e institucioneve, në këtë rast edhe të Gjykatës.”, deklaroi Nagavci për rtv21

Nagavci beson se ka ende hapësirë për bisedime sa i përket gjetjes së një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Ne besojmë që ka ende hapësirë për të pasur një pajtueshmëri dhe për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për ta tejkaluar këtë krizë në të cilën aktualisht ndodhemi. Një periudhë prej 59 ditësh, e cila do të ishte në dispozicion për arritjen e një konsensusi, mund të ndikojë pozitivisht në këtë drejtim.”

JU REKOMANDOJMË

Osmani takohet me Hargreaves: Gjuha kërcënuese e papranueshme në diskursin publik

Osmani takohet me Hargreaves: Gjuha kërcënuese e papranueshme në diskursin publik
10/03/2026 - 15:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Presidenca njofton se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në...

Më shumëDetails

Sa po fitojnë pompat?-Nafta deri në 1.55 euro për litër, shteti monitoron tregun e derivateve

Sa po fitojnë pompat?-Nafta deri në 1.55 euro për litër, shteti monitoron tregun e derivateve
10/03/2026 - 15:09

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës, ka nisur një aksion të gjerë monitorimi për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit...

Më shumëDetails

“KFOR-i në Kosovë deri të normalizohen raportet me Serbinë”, Zvicra synon zgjatjen e mandatit të ushtrisë deri më 2029

“KFOR-i në Kosovë deri të normalizohen raportet me Serbinë”, Zvicra synon zgjatjen e mandatit të ushtrisë deri më 2029
10/03/2026 - 14:39

“Këshilli i Shteteve”, organ i Parlamentit zviceran dëshiron të zgjasë vendosjen e personelit të ushtrisë zvicerane në Kosovë deri në vitin 2029. Kështu sot kanë miratuar dekretin federal...

Më shumëDetails

Drejtoria e Inspekcionit iu vendos shiritat e ndalimit të punimeve kompanive ndërtimore “Aurora Group” dhe “Premium Home”

Drejtoria e Inspekcionit iu vendos shiritat e ndalimit të punimeve kompanive ndërtimore “Aurora Group” dhe “Premium Home”
10/03/2026 - 14:10

Pas ankesave të shumta të pranuara nga qytetarët lidhur me hedhjen e mbeturinave dhe dëmet që po shkaktojnë kompanitë e pandërgjegjshme, Drejtoria e Inspeksionit Komunal e udhëhequr nga...

Më shumëDetails

Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
10/03/2026 - 14:04

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si fitues...

Më shumëDetails

Deputeti i PDK-së: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Kurti reagon pas ‘rezultateve’ të para, s’përmend ndonjë fitore: Koha e komisionerëve dhe vëzhguesve
10/03/2026 - 13:51

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka shfrytëzuar kohën që kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë