Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është shfaqur para gjykatës.
Forca të shumta policore janë parë duke rrethuar atë përgjatë seancës që po mbahet për ecurinë e rastit të së ndjeres, Liridona Ademajt.
Prezent janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Pjesë në seancë po merr edhe vëllai i së ndjerës. Familjarët kanë kërkuar drejtësi dhe kanë bërë thirrje ndaj mediave të marrin pjesë në seancën e së mërkurës.
Seanca ka filluar përreth orës 13:00.