Naser Imeri është një nga biznesmenët e suksesshëm në Kosovë, që arritjet e tij biznesore i ndarë edhe me të tjerët dukë u dalë në ndihmë shumë familjeve e rasteve në nevojë, shkruan Veriuinfo.
Imeri që përveç suksesit në biznes gézon shumë respekt edhe për aktivitetin e tij human.
Sot Imeri ka marrë pjesë në një aktivitet me fëmijët me sindromin Down në Vushtrri në shënim të Ditës Botërore të sindromit Down.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë në një event të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down. Kjo ditë na kujton se çdo fëmijë është një dhuratë e çmuar dhe se dashuria, përkrahja dhe pranimi janë vlerat që e bëjnë shoqërinë tonë më të bukur.
Ju shpreha mbështetjen time të plotë për këta fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë të ndihet i pranuar dhe i vlerësuar!
#DashuriPaKufij ❤️
#DitaBotëroreESindromësDown
#MbështetjePërTëGjit