Liderët ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të diskutuar rreth Ukrainës dhe rrugës përpara, kanë thënë për Reuters të martën një zyrtar amerikan dhe një zyrtar i NATO-s.
Zyrtari amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, pritet të marrë pjesë në takim virtualisht.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka thirrur atë që burimi i NATO-s e ka përsdhkruar si një takim të rregullt në nivelin e shefave të Mbrojtjes.
Një zyrtar tjetër i NATO-s ja thënë se komandanti më i lartë ushtarak i aleancës, Alexus Grynkeëich, do t’i informojë shefat e Mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin javën e kaluar.