Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Albion Maxhuni, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe kolegët e tij.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maxhuni, miqtë dhe për gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për kontributin e të ndjerit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
Humbja e Albion Maxhunit nga fshati Maxhunaj I Vushtrrisë është një humbje e rëndë për Policinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.












