Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalimet e udhëtimit në SHBA – reagime të zemëruara në Europë

24/12/2025 - 10:28
në Lajme
A A
Ndalimet e udhëtimit në SHBA – reagime të zemëruara në Europë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj grupeve europiane që angazhohen kundër gjuhës së urrejtjes në internet, duke përmendur si shkak dyshimin për censurë. Edhe një ish-komisioner i BE-së sanksionohet.

HateAid, një organizatë gjermane këshillimi që lufton gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes në internet, është vendosur në shënjestër të administratë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dy drejtorëve të organizatës jofitimprurëse, së bashku me tre evropianë të tjerë, u është ndaluar hyrja në SHBA për dyshime censurimi të platformave amerikane në internet, siç njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së në X. Në një deklaratë, dy drejtoreshat ekzekutive të HateAid, Josephine Ballon dhe Anna-Lena von Hodenberg, thanë se “nuk ishin të befasuara”. “Është një akt represioni nga një qeveri që shpërfill gjithnjë e më shumë sundimin e ligjit dhe përpiqet t’i bëjë të heshtë kritikët me gjithë fuqinë e saj.”

Rubio flet për “ideologë në Europë”

Ndalimi i udhëtimit, sipas deklaratave zyrtare amerikane drejtohet kundër “aktivistëve radikalë” dhe organizatave joqeveritare që kanë nxitur masa censure nga vende të treta. “Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të ndëshkojnë ato pikëpamje amerikane që nuk u përshtaten atyre”, shkroi Sekretari i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio në X. Rubio kërcënoi me ndalime të mëtejshme udhëtimi.

Ndalimi i udhëtimit prek edhe ish-Komisionerin francez të BE-së Thierry Breton, i konsideruar si arkitekti i “Digital Services Act”, Aktit të Shërbimeve Dixhitale, i cili rregullon platformat online në BE. Legjislacioni dhe zbatimi i tij praktik kanë për qëllim të parandalojnë shfaqjen e një hapësire ku funksionon ligji në internet. Rubio foli për një “sulm ndaj të gjitha platformave amerikane të teknologjisë dhe popullit amerikan nga qeveritë e huaja”. Breton shkroi në platformën X: “Për miqtë tanë amerikanë: Censura nuk po ndodh aty ku mendoni se po ndodh.” Qeveria franceze reagoi gjithashtu me zemërim.

Qeveria amerikane vendosi gjithashtu sanksione ndaj Clare Melford, themelueses së Indeksit Global të Dezinformimit Britanik (GDI), dhe Imran Ahmed, themeluesit të Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), e cila vepron në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ahmed jeton në Uashington dhe tani përballet me dëbim nga SHBA-ja. Pronari i X, Elon Musk, e kishte etiketuar Qendrën për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale si një “organizatë kriminale” vitin e kaluar./DW/

 

 

JU REKOMANDOJMË

Çitaku, Konjufcës: Me investu në ushtri, mas pari është dashtë me pasë- VV s’ka besu kurrë që Kosova ka me pasë ushtri
Lajme

Çitaku, Konjufcës: Me investu në ushtri, mas pari është dashtë me pasë- VV s’ka besu kurrë që Kosova ka me pasë ushtri

24/12/2025 - 11:27
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë (Video)
Lajme

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë (Video)

24/12/2025 - 11:09
FMN: Shqipëria ka një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët e borxh publik në rënie
Lajme

FMN: Shqipëria ka një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët e borxh publik në rënie

24/12/2025 - 11:04
Mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit, ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Lajme

Mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit, ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

24/12/2025 - 10:49
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja
Lajme

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24/12/2025 - 10:42
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
Kryesore

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar

24/12/2025 - 10:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti e Peci takohen me mjekë e zejtarë: Do të ndërtohet spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë