Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalimi i Mozikut nga autoritet, Dogana e Kosovës jep detaje

17/09/2025 - 18:28
në Lajme, ShowBiz
A A
Ndalimi i Mozikut nga autoritet, Dogana e Kosovës jep detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas kësaj Dogana e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Sipas njoftimit nga Dogana, Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Postimi i plotë:

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent).

Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar.

JU REKOMANDOJMË

Bëhen bashkë Elijona, Klodi dhe Londrimi

Bëhen bashkë Elijona, Klodi dhe Londrimi
12/03/2026 - 23:02

Janë ribashkuar tre finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi, Elijona dhe Londrimi. Këtë e ka bërë të ditur vet Elijona, përmes një InstaStory....

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Osmani shtron iftar, të pranishëm imami Behar Mjekiqi dhe Xhafer Tahiri i LDK-së

Osmani shtron iftar, të pranishëm imami Behar Mjekiqi dhe Xhafer Tahiri i LDK-së
12/03/2026 - 22:52

Imami kosovar, Behar Mjekqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës e ka kaluar në shoqëri të presidentes Vjosa Osmani dhe...

Më shumëDetails

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Takimi Bislimi-Petkoviq, Spahiu: Do të arrihet dakoordim për shtensionimin e situatës por s’do të jenë rezultatet e pritura!
12/03/2026 - 22:39

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti u tregua ‘koprrac’ gjatë bisedimeve me PDK-në e LDK-në për çështjen e presidentit. Ai ka thënë se Kurti...

Më shumëDetails

Krasniqi: Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë, mandati i deputetëve nuk mund të merret pa i ditur ata pasojat e veprimeve të tyre

Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh
12/03/2026 - 22:22

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë në “Pressing” të T7, se zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë e as të ju merret mandati deputetëve. Ai ka...

Më shumëDetails

“Nuk i beson kërkush, ky është problem i Albin Kurtit edhe i natyrës së tij”

Vllasi: Kurti nuk ka kapacitet ta formojë qeverinë pa koalicion
12/03/2026 - 22:07

Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta, tha se Albin Kurtit nuk i beson më askush. Derisa përmedi prishjen e koalicionit me LDK-në dhe me Vjosa Osmanin, tha se ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë