Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë-Jug, njofton se ka ndërmarrë një operacion të planifikuar policor në terren.
Siç njofton policia, rreth orës 17:40, në parkingun e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, është ndaluar për verifikim një person i dyshuar.
“Gjatë kontrollit trupor, atij i janë gjetur tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.99 gram”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me Prokurorin Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është realizuar kontroll në banesën e të dyshuarit.
“Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë e gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët”, vijon njoftimi.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
|I njëjti, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Në koordinim me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Po ashtu, ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, njofton PK.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga antidroga Mitrovicë-Jug.















