Në kushte anonimiteti brenda kësaj kompania kanë deklaruar për Gazeta Blic se punëtorët muajin e kaluar janë paguar në mesin e muajit ndërsa gjatë këtij muaji vetëm disa janë paguar dhe të tjerët ende jo, edhe pse data shënon 9 prill.
Edhe kryetari i Sindikatës së ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’, Flamur Hajdari, konfirmoi për Gazeta Blic gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet kjo kompani.
Hajdari pohoi se punëtorët e administratës ende nuk i kanë marrë rrogat për këtë muaj
“Punëtorët e Administratës nuk i kanë marrë pagat ende këtë muaj ndërsa punëtorët e terrenit i kanë marrë, kontrollerat. Ka vështirësi dhe rroga është ndër minimalen. Të shohim tani me Ligjin e ri se çfarë po ndryshon, jemi në vështirësi e gjithë kompania. Ende nga Komuna nuk ka ndonjë hap konkret në lidhje me këtë çështje me aq sa unë kam dijeni” tha Hajdari në përgjigjen e dhënë.













