Komisioni disiplinor i ndërmarrjes “Trepça” para pak muajsh ia ndërpreu marrëdhënien e punës inxhinierit Xhevdet Tahiri, nën arsyetimin për shkelje të detyrave të punës.
Pas kësaj Tahiri sot ka njoftuar se ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal ndaj komisionit disiplinor dhe komisionit të ankesave. Këto i ka bërë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Prokurorisë Speciale, Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe tek institucioni i Avokatit të Popullit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas tij vendimi i komisionit disiplinor ishte i kundërligjshëm dhe paraqet shkelje të dispozitave juridike të karakterit material dhe procedural.
Njoftimi i plotë i tij:
PADI DHE KALLXIM PENAL NDAJ:
Komisionit Disiplinor të Trepça Sh.A.
A.V. – Kryetar i Komisionit
S.L. – Anëtar i Komisionit
M.A. – Anëtar i Komisionit
Komisioni i Ankesave të Trepça Sh.A.
S.H. – Kryetare e Komisionit
D.F. – Anëtare e Komisionit
M.B. – Anëtar i Komisionit
Të nderuar kolegë, bashkëpunëtor, punonjës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A. me datë 14.01.2025 Komisioni Disiplinor mori Vendim autoritar dhe të kundërligjshëm dhe ma ndërpriti mardhënjen e punës, me këtë rast Komisioni Disiplinor ka bërë “shkelje të dispozitave juridike të karakterit material dhe procedural”.
Rasti është më i rëndë ligjërisht kur Komisioni Disiplinor i tejkalon kompetencat e veta dhe vendos kundërligjshëm masën më drastike se Vendimet Gjykatës dhe nxjerr Vendimin për Ndërprerjen e marrëdhënies se Punës.
Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga ana e Komisionit Disiplinor dhe refuzimi i ankesës nga Komisioni i Ankesave është bërë në mënyrë tendencioze dhe diskriminuese, në të gjitha format janë munduar dhe kanë arritur të më largojnë nga puna padrejtësisht.
Për këto veprime të Komisionit Disiplinor dhe Komisionit të Ankesave me datë 25.02. 2025 kam bërë padi në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Sot me datë 06.05.2025 kam bërë Kallxim Penal në Prokurorin Speciale të Kosovës, në Prokurorin Themelore në Mitrovicë dhe në Institucionin Avokati i Popullit.
Për shkak të dyshimit të kryerjes së mundshme të veprave penale :
Duke shkelur LIGJI Nr. 03/L-212 I PUNËS, Neni 5 Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit.
Duke cenuar të drejtën në mardhënjen e punës sipas nenit 218 të KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
1-“Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar ” sipas nenit 414 të KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS të cilësuar si vepër penale kundër detyrës Zyrtare dhe
2- ,,Trajtim të pabarabartë” sipas Ligjit Nr. 05/L -021 PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI Neni 1 par. 1 dhe Neni 4 par 1; nën par. 1.1; 1.2
Këto Komisione punojnë në mënyrë selektive, e keqpërdorin detyrën dhe autoritetin zyrtar, nuk punojnë në mënyrë të pa anshme dhe të drejt sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi por bëjnë diferencime dhe diskriminime.
Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është të sigurojë të drejtën e çdo personi për barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji, barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike si dhe mbrojtje efektive nga diskriminimi.
Nëse ligjet e Kosovës dhe rregulloret e brendshme të Trepça Sh.A. janë të barabartë për të gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrje, unë Xhevdet Tahiri nga Komisioni Disiplinor dhe nga Komisioni i Ankesave jam diskriminuar dhe trajtuar në mënyrë të pafavorshme, të padrejtë, të paligjshme, në rrethana të njëjta apo të ngjashme, krahasuar me disa punonjës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A., të gjithë i kanë kthyer në punë kurse vetëm mua ma ndërpresin mardhënjen e punës në mënyrë selektive, tendencioze, diskriminuese dhe për inate personale.
Shihemi në Gjygj!