Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme

27/11/2025 - 08:06
në Lajme
A A
Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026. Seanca do të fillojë nga ora 15:00.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

Asamblistët e Vetëvendosjes kanë thënë do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe do të votojnë pro bartjes së të hyrave vetanake të kryeqytetit.

Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka thënë se është në dorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të vlerësojë nëse vendimet e Kuvendit janë ligjore apo jo.

Ai tha se si parti nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese në Kuvend.

“MAPL-ja është ajo që e vlerëson çdo vendim të Kuvendit nëse është ligjor apo jo. Qëndrimi ynë është që për këtë pikë do të marrim pjesë në seancë. Është një mbledhje e thirurr shumë vonë. Këtë z.Rama ka mundur ta bëjë edhe në muajin tetor, edhe në shtator, kur nuk do të kishte polemika të tilla fare”, tha Azemi.

Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe ata privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës e Qeverisë duke kërkuar që t’u bëhet pagesa.

Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privat kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, tha dje se mbledhja e sotme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës

“Nëse nuk ka zgjidhej, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Më 28 nëntor konferenca për rastin kundër administrimit të drejtësisë, Thaçi do kyçet përmes video-lidhjes
Lajme

Më 28 nëntor konferenca për rastin kundër administrimit të drejtësisë, Thaçi do kyçet përmes video-lidhjes

27/11/2025 - 08:59
Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
Kryesore

Mandatimi i Konjufcës nga Presidentja, Hasani: Ai ishte abuzim klasik me pushtetin

27/11/2025 - 08:47
Presidentja Osmani viziton Shkodrën në prag të 28 Nëntorit
Lajme

Presidentja Osmani viziton Shkodrën në prag të 28 Nëntorit

27/11/2025 - 08:41
“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
Kryesore

“A ndjehet në faj Isa Mustafa për ndryshimin e Vjosa Osmanit? Dëgjojeni përgjigjjen e Ish-kryeministrit

27/11/2025 - 08:27
Lladrovci: Kurti kur ka thënë ‘hajvanat’ ka qenë i pirë – kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që s’ka qenë
Kryesore

Lladrovci: Kurti kur ka thënë ‘hajvanat’ ka qenë i pirë – kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që s’ka qenë

26/11/2025 - 23:06
Hasani: Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka pranuar rolin operativ të rezolutës 1224
Lajme

Hasani: Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka pranuar rolin operativ të rezolutës 1224

26/11/2025 - 23:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vëllai i Shpatit: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

    Vëllai i Shpatit: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • A do të aderojë Visar Ymeri në LDK? Ermal Panduri jep lajmin e fundit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shuhet Shpat Kasapi, çfarë thoshte ish-bashkëshortja për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit…

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-deputeti i VV-së dhe dy analistë drejt aderimit në LDK

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë