Personi i plagosur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info raportoi se i ndjeri është Florim Zeqiri nga Mitrovica.
Po ashtu gazeta ka siguruar edhe fotografinë e personit të vrarë.
Pas plagosjes i ndjeri u dërgua në emergjencën e Spitalit në Mitrovicë, ku pas intubimit u përcollë në QKUK ku ndërroi jetë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.