Komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i VV-së ka bërë sot një reagim që sfidon çdo logjikë institucionale dhe që mund të merret më shumë si skeç humoristik, se sa si komunikim serioz institucional.
Kjo pasi që në faqen e Komunës së Podujevës është publikuar një reagim ndaj disa ‘informacioneve’ të supozuara që po qarkulllojnë në rrjetet sociale Snapchat dhe TikTo, raporton Veriu.info.
“Komuna e Podujevës njofton qytetarët se disa informacione që po qarkullojnë në rrjetet sociale si TikTok dhe Snapchat, lidhur me organizimin e koncerteve me këngëtarë të ndryshëm të estradës, janë të pavërteta dhe kanë për qëllim keqinformimin dhe krijimin e konfuzionit tek qytetarët. Njoftojmë se çdo koncert apo aktivitet kulturor i organizuar nga Komuna, bëhet i ditur vetëm përmes faqes zyrtare të Komunës dhe faqes zyrtare të Kryetarit të Komunë”, thuhet në reagim e komunës që nuk dihet ndaj kujt është bërë.
Pa prezantuar asnjë dëshmi se ka pasur dezinformata, Komuna e Shpejtim Bulliqit i ka ftuar qytetarët të mos bien pre e, siç e quan, dezinformatave, të cilat më shumë duken imagjinare se sa reale./Veriu.info