Partitë politike të Kosovës prej disa javësh kanë nisur tubime me Diasporën, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Një qytetar që jeton në Gjermani, iu ka bërë një ofertë partive politike për organizimin e tubimeve elektorale me çmim prej 5000 euro për një tubim.
Njoftimi:
Njoftim për Organizim Tubimesh Elektorale në Gjermani
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve për fushata elektorale, ofrojmë shërbime të organizimit të tubimeve me bashkatdhetarë në qytetet veriore të Gjermanisë, si:
• Hamburg
• Kiel
• Hannover
• Osnabrück
• Münster
• Bremen
Paketat e Ofruara:
1. Për Parti Politike
• Çmimi: 5000€
• Pjesëmarrës të garantuar: 500-1000 persona
2. Për Kandidatë Individualë (p.sh. për deputet)
• Çmimi: 2000€
• Pjesëmarrës të garantuar: 100-300 persona
Nëse jeni të interesuar të realizoni një tubim elektoral cilësor dhe të organizuar në mënyrë profesionale, ju lutemi të na kontaktoni direkt në inbox për më shumë informacione dhe rezervime.
P.S
Të gjitha aktivitetet janë të dedikuara për avancimin e mesazheve elektorale dhe përfshirjen aktive të komunitetit shqiptar në Gjermani.
Na shkruani tani për të garantuar suksesin tuaj elektoral!
Me rrespekt
Festim Hoti