Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sami Lushtaku angazhon këshilltar të jashtëm biznesmenin Astrit Çitaku, që e shoqëroi në vizitën misterioze në Libi

13/03/2026 - 15:59
në Kryesore, Lajme
A A
Sami Lushtaku angazhon këshilltar të jashtëm biznesmenin Astrit Çitaku, që e shoqëroi në vizitën misterioze në Libi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurdo që besojmë se kemi arritur kulmin e befasisë nga vendimet e politikanëve, pikërisht në atë moment del një nga ta që vendos të thyej çdo limit befasie.

I tillë është edhe vendimi i kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për ta angazhuar si këshilltar të jashtëm biznesmenin e afërt me të, pronarin e kompanisë së ndërtimit “Andra Invest” Astrit Çitakun.

Pra është pikërisht njeriu që shoqëroi Sami Lushtakun në vizitën e tij misterioze në Libi, ngjarje për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info. Pra, është pikërisht Astrit Çitaku, pronar i kompanisë së ndërtimit, puna e të cilit në vitin 2024 kishte çuar në aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve komunalë në Skenderaj.

Le ta shtjellojmë mirë e qartë relacionin e Çitakut me Lushtakun, që më tepër se këshilldhënës ka natyrë bashkëpunimi shumë më të afërt, siç e dëshmon edhe vizita e përbashkët në Libi.

Veriu.info në janar 2026 ka raportuar për një vizitë ‘misterioze’ të Astrit Çitakut me Sami Lushtakun në Libi, për të cilën pronari i “Andrra Invest” nuk kishte pranuar të tregojë arsyen e vizitës.

Veriu.info kishte dërguar pyetje në adresë të tij dhe ai ishte përgjigjur kështu: “Çfarë lajmi? Pse duhet me ditë? Unë në Prishtinë ndërtoj, në Skenderaj e kam kry!”

Por po del që në Skenderaj nuk e ka kryer, pasi që vetëm një muaj para kësaj përgjigjeje atij i ishin ndaluar punimet në objektin “Andrra Premium”.

Në shtatorin e vitit 2024 Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve komunalë të Skenderajt si dhe zhvillonte hetime ndaj Astrit Çitakut si pronar i “Andra Invest”.

Kjo lidhej me dëmtimet që kjo kompani kishte bërë për banorët në rrugën “Emin Lati” në Skenderaj, me ndërtimet që po kryente.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kishte filluar hetimet ndaj personave përgjegjës të kompanisë “Andrra Residence”.

Ndërsa, ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Skenderajt kishte ngritur aktakuzë për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kështu patën konfirmuar nga Prokuroria.

“Njoftoheni se për personat A.Ç., dhe A.,Ç rasti është ende nën hetime. Ndërkaq, për tre persona zyrtarë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë me datë 10 qershor 2024, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria.

Krejt ky rrugëtim me shumë mistere i Astrit Çitakut bën që ai të angazhohet si këshilltar i jashtëm i Sami Lushtakut, ndoshta si përpjekje për të normalizuar vizitën e përbashkët muaj më parë në Libi.

Tags: Astrit ÇitakuSami LushtakuVizita në Libi

JU REKOMANDOJMË

Gjimnazi në Suharekë e arsyeton favorizimin e kushëririt të Bali Muharremajt: Grada shkencore nuk ka rëndësi

Gjimnazi në Suharekë e arsyeton favorizimin e kushëririt të Bali Muharremajt: Grada shkencore nuk ka rëndësi
13/03/2026 - 17:03

Gazeta Insajderi kishte raportuar ditë më parë për dyshimet mbi nepotizëm në Komunën e Suharekës, ku Dr. sc. Astrit Sahitaj, një profesor me 25 vite përvojë dhe veteran...

Më shumëDetails

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë
13/03/2026 - 16:59

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar si një lajm të mirë heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian. Kurti...

Më shumëDetails

Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta

Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta
13/03/2026 - 16:43

Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton Demhasaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka nevoje për zgjedhje të reja. Demhasaj ka lënë të kuptohet se...

Më shumëDetails

Nesër protestë në Serbi, bllokohet për dy orë rruga në Jarinje

Nesër protestë në Serbi, bllokohet për dy orë rruga në Jarinje
13/03/2026 - 16:41

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, më 14 mars, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 18:00, do të mbahet protestë...

Më shumëDetails

U prangosën për fajde në Prizren, gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

U prangosën për fajde në Prizren, gjykata merr vendim për dy të dyshuarit
13/03/2026 - 16:25

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në Prizren përmes një...

Më shumëDetails

Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës
13/03/2026 - 16:23

Kisha Ortodokse ka njoftuar se patriarku serb Porfirije u ka dërguar sot një letër krerëve të disa shteteve si SHBA’së, Rusisë, Francë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media

    BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë