Sokol Havolli do të jetë Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Ai që nga dita e Hëne në këtë pozitë ka zëvendësuar Krenar Xhaferin që tashmë pritet të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.
‘’Që nga e hëna, i jam bashkuar ekipit të kryeqytetit si Drejtor i Infrastrukturës, një përgjegjësi që me përkushtim të plotë dhe me fokus do ta orientoj për të rritur dinamikën e realizimit të projekteve.Falënderoj Kryetarin Perparim Rama për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në transformimin e qytetit tonë. Një falënderim i veçantë shkon për ish-Drejtorin Krenar Xhaferi, për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij në këtë sector’’, ka shkruar Havolli.
Ai ka shtuar se Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës
‘’Aktualisht, shumë projekte janë të hapura dhe në proces, dhe synimi im është që ato të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal. Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës, dhe kjo do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës sime në pjesën e mbetur të mandatit’’, ka shtuar më tutje Havolli.