Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit

07/10/2024 - 13:17
në Kryesore, Lajme
A A
Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia.

Për më shumë se një vit, kjo odë thekson se ka përsëritur se një vendim i tillë ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ka qenë në kundërshtim me frymën e promovuar nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe zotimet e ndërmarra nga Kosova në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Për më tepër, masa e tillë ka rrezikuar kështu edhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat e bashkëpunimit rajonal, me pasoja të rënda për ekonominë dhe procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës”.

“Duke pasur parasysh që njëri ndër synimet kryesore të CEFTA-së përfshin reduktimin e kostove të tregtisë dhe prodhimit, përmes eliminimit të barrierave të lëvizjes së mallrave, Oda Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të fuqizojë mekanizmat e kontrollit në të gjitha vendkalimet kufitare, ashtu që masa aktuale e sigurisë të mund të shfuqizohet në tërësi”.

Sipas Odës Ekonomike Amerikane, hapi i sotëm i ekzekutivit është inkurajues dhe dëshmi se Kosova mbetet e përkushtuar në promovimin e lëvizjes së lirë të mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimit të përpjekjeve për krijimin e tregut të përbashkët rajonal.

“Oda Ekonomike Amerikane beson fuqishëm në idenë e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, prandaj u bënë thirrje Kosovës dhe të gjitha shteteve pjesëmarrëse në nismat rajonale që të punojnë së bashku për largimin e të gjitha barrierave ekzistuese që pamundësojnë realizimin e katër lirive të sipërcekura, e në këtë aspekt edhe eliminimin e barrierave të shumta me të cilat ballafaqohen prodhuesit nga Kosova në përpjekjet e tyre për eksport apo kalim transit në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, thuhet në një njoftim të Odës Amerikane, transmeton Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit
Lajme

Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit

11/07/2025 - 09:47
Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Maliqi: OJQ-të e mediat kryejnë punë me interes publik, praktika e pushteteve ka qenë të përdoren si instrumente politike

11/07/2025 - 09:24
Raportohet se Gjermania planifikon që të blejë edhe 15 aeroplanë luftarakë F-35
Lajme

Raportohet se Gjermania planifikon që të blejë edhe 15 aeroplanë luftarakë F-35

11/07/2025 - 09:13
Kurti s’flet për “evakuimin” e deputetëve nga Kuvendi
Lajme

Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, do të marrë pjesë në 30-vjetorin e gjen’ocidit në Srebrenicë

11/07/2025 - 09:02
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës
Lajme

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës

11/07/2025 - 08:46
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Trumpi kërcënon me taksë 35 për qind ndaj mallrave të Kanadasë

11/07/2025 - 08:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë