Dizejnatori Festim Isufi më 9 maj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Dje raporti i autopsisë i është dorëzuar gjyqatres së rastit. Sipas burimeve të Insajderit, është konstatuar se në trupin e tij kanë qenë shtatë plagë, në zonën e qafës dhe fytit, dy prej të cilave kanë patur pasoja fatale.
Kohë më parë në një intervistë, Isufi kishte rrëfyer për jetën e rënde që kishte jetuar.
Në mes tjerash ai kishte thënë: unë jam rritë në kushte jo të barabarta me personat që kanë qenë në gjeneratë me mu. Në vitin 2004 u kam humb nanën. Njerëzit ma të afërt që duhet më të përkrah, unë nuk I kam pasë. Mandej e kam humb edhe babën. Kështu që jam rritë në kushte jo të barabarta me fëmijët e tjerë duke marr parasysh që edhe kushtet nuk i kemi pasë të mira. Mu m’u ka dashtë me punu për me mbijetu.