Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në mungesë të njërit të akuzuar dhe avokatit të tij, dështon seanca ndaj tre kirurgëve të Spitalit të Vushtrrisë të akuzuar për ryshfet

08/11/2024 - 20:17
në Lajme
A A
Në mungesë të njërit të akuzuar dhe avokatit të tij, dështon seanca ndaj tre kirurgëve të Spitalit të Vushtrrisë të akuzuar për ryshfet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mungesë të të akuzuarit Isuf Zekaj dhe mbrojtësit të tij, avokatit Mahmut Halimi, është shtyrë seanca fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin ku Zekaj, bashkë me Arsim Latifajn dhe Ekrem Sefiun, në cilësinë e kirurgëve në Spitalin e Vushtrrisë “Sheik Zayed”, po akuzohen për marrje të ryshfetit nga disa pacientë.

Për mungesën e të akuzuarit Zekaj, gjykatësi i rastit Fatos Sejdijaj tha se përmes mbrojtësit të tij, avokatit Mahmut Halimi e ka njoftuar gjykatën se ka një udhëtim jashtë vendit për një trajnim të mjekëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e sotme nuk ishte prezent as i akuzuari Arsim Latifaj, për të cilin avokati i tij Shyqyri Syla tha se e kishte njoftuar të mbrojturin e tij se nuk do të ketë kushte për mbajtjen e kësaj seance, dhe se i njëjti kishte për ta kryer një operim në Klinikën Amerikane “Behar Gusari” në Prishtinë.

Prezent nuk ishin as të dëmtuarit Xh.E dhe U.H.

Ndërsa, të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore ishin prokurorja Fetije Bajrami, i pandehuri Ekrem Sefiu me mbrojtësin sipas autorizimit zëvendësues, avokatin Xhelal Hasani, mbrojtësi i të akuzuarit Latifaj, avokati Shyqyri Syla, të dëmtuarit P.F., dhe F.B.,

Në këto rrethana, seanca e radhës u caktua për muajin dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Isuf Zekajt, Arsim Latifajt dhe Ekrem Sefiut.

Sipas aktakuzës, Isuf Zekaj po akuzohet se në cilësinë e doktorit- kirurgut, shef i repartit të Kirurgjisë në Spitalin “Sheik Zayed”- Vushtrri, më 20 dhjetor 2021 dhe 15 shtator 2022, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim material për veten në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij si mjek – kirurg.

Aty thuhet se ka marrë para nga familjarët e pacientëve kinse për të blerë pajisje mjekësore, dhe atë 250 euro për operim kirurgjik të pacientes F.F, 200 euro për operim të pacientit Xh.E, dhe 250 euro për operim kirurgjik të pacientes Xh.H. Veprimet për dy pacientët e fundit, thuhet se vërtetohen nga video-incizimi i 15 shtatorit 2022.

Me këto veprime, sipas aktakuzës ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, i pandehuri Arsim Latifaj akuzohet se më 19 korrik 2022 në Spitalin e Vushtrrisë, në cilësinë e doktorit- kirurg, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar përfitim material për veten për të vepruar sipas detyrës së tij si kirurg, ashtu që për operim kirurgjik të pacientes H.Sh., ka marrë shumën prej 120 euro, kinse për blerjen e pajisjeve mjekësore-klipave për operim. Kjo thuhet se vërtetohet nga deklarata e dëshmitarëve D.Sh., dhe K.D-M.

Me këto veprime, sipas aktakuzës Latifaj ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, në dispozitivin e tretë të aktakuzës, i pandehuri Ekrem Sefiu akuzohet se më 27 shtator 2022 në Spitalin “Sheik Zayed” në Vushtrri, në cilësinë e doktorit/kirurg, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar përfitim material për veten për të vepruar sipas detyrës së tij si kirurg, ashtu që për operim kirurgjik të pacientes E.B., nga djali i saj F.B., ka marrë para në vlerë prej 140 euro kinse për blerje të pajisjeve mjekësore për operim. Kjo thuhet se vërtetohet me video-incizimin e asaj date.

Me këto veprime, sipas aktakuzës Sefiu ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë
Kryesore

‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë

19/01/2026 - 20:25
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Kryesore

Padia nga KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti s’e lufton mafinë energjetike, por përmes veglave të tij lufton Janina Ymerin

19/01/2026 - 20:12
Ministria e Financave del me një lajm të mirë për pensionistët
Kryesore

Ministria thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt çdo gjashtë muaj

19/01/2026 - 20:03
Statovci: Opozita me këtë qasje del kundër interesave të shtetit – Tërë këto veprime i bënë bashkë me votat e Listës Serbe
Kryesore

Statovci: Osmani e meriton të jetë sërish presidente, pres sjellje konstruktive nga opozita

19/01/2026 - 19:51
Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet
Kryesore

Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet

19/01/2026 - 19:32
Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty
Kryesore

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

19/01/2026 - 19:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    543 Shpërndaje
    Shpërndaje 217 Tweet 136
  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë