Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Loredana Brati, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Prej kohësh, ajo dhe reperi Don Xhoni janë përfolur për një lidhje të mundshme. Edhe pse dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.
Së fundmi Loredana ka publikuar një video në të cilën tregon se si sillet një vajzë gjatë fazës së parë të dashurisë. Në video, ajo shprehet “Gocat në periudhën e parë të njohjes… sa të dalë pak trupi.”