Vlora Çitaku nga PDK, ka shkruar për intervistën e Kurtit në RTK, i cili e mbrojti ish-Kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, anipse ndaj tij rëndojnë dy aktakuza nën dyshimin e keqpërdorimit të mbi 40 milionë euro.
Çitaku ia ka përmendur edhe faktin se gjysma e Kosovës është në terr, duke e pyetur Kryeministrin, se ku po e sheh suksesin.
Postimi i saj i plotë:
Po i bëhet sulm për shkak të suksesit të tij, paska thënë A.K. për Nagip Krasniqin.
Ku po e sheh atë sukses? Në terr e ke gjysmën e Kosovës, faturat e energjisë elektrike kanë shkuar në stratosferë.Po, nuk e ndjenë Kosovën si e ndjejmë ne, A.K.
Ndoshta, në universin paralel ku ai jeton, çdo gjë është mirë.
Në realitet, Kosova meriton.