Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në veri të vendit janë gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale.
Në një njoftim për media, Policia ka dhënë detaje mbi këto raste.
Njoftimi:
RASTI I
Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
– 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.
RASTI II
Rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur (të pabanuar) në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 armë AK-47;
– 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav;
– 3 karikatorë të zbrazët të AK-47;
– 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;
– 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë;
– 60 fishekë të armës AK-47.
RASTI III
Rreth orës 12:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut, ku si rezultat kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 granat dore;
– 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në vendin e ngjarjes, në rastin II dhe III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste, nuk ka persona të arrestuar.














