Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë”

12/11/2025 - 13:36
në Kryesore, Lajme
A A
“Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avni Arifi, ish diplomat dhe analist politik, ka thënë se nuk pret që Glauk Konjufca të formojë qeverinë e re, pasi nuk ka numra.

Ai për Gazeta Blic tha se VV nuk mund të kushtëzojë formimin e qeverisë që të jetë vetëm Vetëvendosje dhe se derisa nuk ka numra, duhet të ulet me partitë tjera e të diskutojë për marrëveshje.

“Nuk është në dorë të opozitës që të formohet qeveria. Nëse s’i ke numrat, i thërret opozitën dhe u thotë “çka po bëjmë”. Nuk mund të thuash duhet vetëm qeveri e Vetëvendosjes – Kur s’i ke numrat, pazaret janë pak më ndryshe”, u shpreh Arifi.

Po ashtu, ai theksoi se Konjufca në vend se të thërriste takim me liderët e partive tjera, ai në ditën e zgjedhjeve të balotazhit, kishte shkuar në Gjakovë për tëlobuar për Ardian Golën.

“Glauku në vend se t’i thërriste liderët e partive për të diskutuar për qeverinë, ai kishte shkuar në Gjakovë dhe bënte fushatë, donte t’i ndihmonte Ardian Golës që të fitonte”, potencoi ai.

Sipas tij, s’po shihet që ka përpjekje për bërjen e numrave, përpos nëse po e bëjnë këtë me kontrabandë.

“Punën s’po ia bëjnë, nuk po përpiqen që t’i bëjnë votat, përpos nëse janë duke u përpjekur në mënyrë të kontrabandës e ajo dihet vetëm në ditën e votimit”, vlerësoi Arifi.

Ai shton se zgjedhjet janë obligative të shpallen nga presidentja, nëse Konjufca nuk e formon qeverinë.

“Nëse Glauk Konjufca nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë presidentja është e obliguar që t’i shpallë zgjedhjet, janë 30 deri në 45 ditë për zgjedhje”.

I pyetur nëse mund të përsëritet një situatë e tillë e bllokadës për disa muaj, nëse kemi rezultat të ngjashëm në zgjedhje, Arifi thotë se kjo do të varet nga mënyra si është parë bllokada nga qytetarët, teksa shton se VV do ta përdor tërë aparatin shtetëror në zgjedhje.

“Është herët të dihet, varet si qytetarët e kanë parë këtë bllokadën e krijuar nga VV. Por ajo që dihet është se VV do ta përdor tërë aparatin shtetëror, ndoshta do ta kenë fatin pensionistët që t’i rriten sërish pensionet, edhe pse nuk është e ligjshme. Por nëse shkohet në zgjedhje në dhjetor, do të jenë partitë tjera në njërën anë dhe shteti në anën tjetër, VV”, ka deklaruar Avni Arifi.

JU REKOMANDOJMË

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë