Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në vitin 1985 Daci u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve”, ASHAK shkruan për jetën dhe arritjet akademike të tij

01/01/2026 - 17:10
në Lajme
A A
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, duke theksuar se lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë pranuar me dhembje dhe pikëllim të thellë.

Në komunikatën e ASHAK, shkruhet për jetën e Dacit, ku njoftohet edhe arritjet akademike të këtij të fundit.

Aty theksohet se Daci, më 1985 u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve, ndërsa më 1987 anëtar i Akademisë Europiane për Mjedisin me seli në Tybingen të Gjermanisë.

Komunikata:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se sot më 1 janar 2026 ndërroi jetë akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesor shumëvjeçar në degën e kimisë të Fakultetit Filozofik, respektivisht të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Akademik Nexhat Daci lindi më 26 korrik 1944 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Leskoc. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit (1962-1966), ku u diplomua në degën e kimisë në qershor të vitit 1966. Më pas, po në degën e kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit mbaroi studimet pasuniversitare (1966-1968), teksa dy vjet më vonë (1970) ndoqi studime pasuniversitare edhe në Ljèges të Belgjikës. Më 1973 në Universitetin e Zagrebit mbrojti tezën e disertacionit të doktoratës “Kontribut për përcaktimin e strukturës kimike të substancës organike të thëngjillit të Kosovës”. Studimet pasdoktorale i vazhdoi në vitin 1974 në Universitetin e Bradfordit të Britanisë së Madhe.

Pas përfundimit të studimeve të rregullta dhe të magjistraturës, në vitin 1968 u zgjodh asistent në Katedrën e Kimisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Karrierën universitare e vazhdoi duke u zgjedhur ligjërues më 1971, profesor inordinar më 1974 dhe profesor ordinar më 1984, tituj që i mori në Universitetin e Prishtinës, teksa bëri udhëtime studimi në Çeki (Bërno), Shqipëri dhe Britani (Bradford, Oksford, Londër dhe Aberdin). Përveç në tubime shkencore vendore, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, si në SHBA, Britani, Gjermani, Itali, Turqi, Hungari, Slloveni, Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Më 1985 u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve, ndërsa më 1987 anëtar i Akademisë Europiane për Mjedisin me seli në Tybingen të Gjermanisë. Në vitin 1993 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 u bë anëtar i rregullt i saj. Ishte anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve që nga viti 2014.

Përveç karrierës universitare, akademik Nexhat Daci ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në periudhën 2001-2011, si dhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në periudhat 2000-2004 dhe 2004-2006. Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte në dy mandate: 1999-2004 dhe 2018-2019.

Për detajet rreth organizimit të ceremonisë mortore do t’u njoftojmë gjatë ditës.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, ndodhet në një moment historik
Lajme

Kurti: KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, ndodhet në një moment historik

01/01/2026 - 18:06
KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Kryesore

Rifillon numërimi i votave për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar

01/01/2026 - 17:40
Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle
Lajme

Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

01/01/2026 - 17:35
27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
Kryesore

Kjo është gjendja në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

01/01/2026 - 16:31
Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër

01/01/2026 - 16:08
Rama kërkon koalicion të gjerë lokal: Projektet e Prishtinës kërkojnë bashkëpunim
Lajme

Rama kërkon koalicion të gjerë lokal: Projektet e Prishtinës kërkojnë bashkëpunim

01/01/2026 - 15:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona

    Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • AUV: “Në kafen e Devolli Corporation prani e lartë e Acrylamide” – është substancë potencialisht kancerogjene

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë