Policia e Kosovës ka ndaluar 21-vjeçaren në Ferizaj pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.
E njëjta është gjobitur me 300 euro gjobë dhe i është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, shkruan Insajderi.
“Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
Më tej, Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.