Ministrja e Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Balluku ka hyrë e vetme në ambientet e brendshme të prokurorisë, ndërsa më herët është paraqitur avokatja e saj, Pamela Qirko.
Për zëvendëskryeministren ishte lëshuar një fletë-thirrje nga SPAK, por deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet lidhur me çështjen për të cilën ajo është thirrur.
 
			 
			










