Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënkryetari i Guxo po e pret Vjosa Osmanin: Gërvalla e Peci devijuan, të bashkohemi me LDK-në

12/03/2026 - 13:16
në Lajme
A A
Nënkryetari i Guxo po e pret Vjosa Osmanin: Gërvalla e Peci devijuan, të bashkohemi me LDK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mes dorëheqjesh nga Guxo, nënkryetari i kësaj partie po e pret Vjosa Osmanin për të lëvizur. Burim Meta mendon se zgjidhja e duhur do të ishte që t’i bashkoheshin LDK-së, duke u larguar nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, për të cilët thotë se “kanë devijuar nga kauza”.

Gazeta Express

Ndërkohë që kanë nisur dorëheqjet nga partia që Vjosa Osmani e kishte themeluar para se të bëhej presidente, nënkryetari i Guxo, Burim Meta, qëndron.

Ai i tha Gazetës Express se po pret përfundimin e mandatit të Presidentes për t’i koordinuar veprimet e mëpasshme, por tregoi se vetë është i mendimit se duhet t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bashkëkryetarët e Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, nuk i janë ndarë partisë së kryeministrit Albin Kurti dhe tashmë vazhdimisht marrin pjesë në zgjedhje nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë heshtur kur kjo parti vendosi që të mos e mbështeste Osmanin edhe për një mandat si presidente.

Kjo gjë “i është premtuar” Osmanit, thotë Meta, i cili e konsideron gabim të madh mosrizgjedhjen e saj.

“Ka qenë gabim i madh. Gabim i madh. Fillimisht i është premtuar që Vjosa do të jetë e vetmja kandidate edhe i propozuar por edhe që mbështetet nga Vetëvendosja, më pastaj gjatë rrugëtimit ndryshuan mendim dhe gabuan dhe tashmë natyrisht që akti i vetëm i ardhshëm që e pret skenën politike janë zgjedhjet tjera që do të mbahen, natyrisht, pas vendimit që do ta marrë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Meta thotë se Osmani është “i vetmi person që e ka prezantu në skenën ndërkombëtare, por edhe në unitetin vendor shtetin e Kosovës”.

“Dhe në këto kriza botërore, duke e parë afërsinë e Presidentes me Presidentin e botës, jo Presidentin e SHBA-së, por Presidentin e botës, Donald Trump, natyrisht që interes i Kosovës ka qenë që presidente me qenë Vjosa Osmani”, tha ai.

Meta thotë se Gërvalla dhe Peci “kanë devijuar nga kauza” mbi të cilën thotë se ishte krijuar ky subjekt politik, por edhe nga qëndrimet e anëtarëve.

“Zonja Gërvalla dhe zoti Peci janë dy personat të cilët janë më së paku autoritativë në partinë Guxo. Ata vetëm i mbajnë ato pozita të kryetarëve, por e tërë struktura, e tërë anëtarësia e Guxo-s nuk përkon me veprimet e këtyre dy personave. Kështu që, Guxo natyrisht, do të duhej të kishte krejt tjetër dinamikë ideologjike sesa atë që e kanë propagandu ata”, tha ai.

Dorëheqjet në Guxo

Deputeti i disa legjislaturave, Haxhi Avdyli, para pak ditësh dha dorëheqje nga Guxo në shenjë proteste ndaj sulmeve që po i bëhen Vjosa Osmanit, pas dekretit të presidentes për ta shpërndarë Kuvendin, vendim të cilin LVV-ja e konsideroi “shkelje të rëndë të rendit kushtetues”.

Kryetarja e degës së Guxo në Deçan, Rabije Haklaj, njoftoi sot se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, “në unanimitet të plotë me Kryesinë”.

Ish-deputeti Meta i arsyeton dorëheqjet, por thotë se do të duhej që anëtarësia t’ua merrte partinë dy bashkëkryetarëve, të cilët i akuzon se kanë implementuar një frymë “neo-komuniste”.

“Bashkëkryetarët kanë devijuar nga kauza mbi të cilën është krijuar Guxo, dhe këtë unë e kam thënë para tri vitesh. Këta e kanë thënë pak me vonesë. Shumë me vonesë. Është dashur shumë më heret, që t’u merret partia këtyre dy personave, e jo të shkojmë ne nëpër dorëheqje të tilla”, tha ai.

“Por megjithatë janë vendime personale, individuale. Tash me të drejtë e bëjnë sepse nuk munden të vazhdojnë aty për shkak se fryma të cilën e kanë implementuar këta dy bashkëkryetarë brenda Guxo është shumë neo-komuniste dhe natyrisht që nuk ka hapësirë për të vepruar, për të funksionuar”, shtoi Meta.

Ai thotë se Peci dhe Gërvalla “i mbajnë pozitat e tyre me disa falangistë, vartës të tyre që janë të pakonsoliduar dhe ashtu veprojnë”.

Për Metën, “është e pamundur në skenën politike bashkëjetesa me këta dy persona”.

“Më së paku Kosova ka nevojë për dy personalitete të tilla që merren me aktivitete politike”, tha ai.

“Të bashkohemi me LDK-në”

Burim Meta thotë se Vjosa Osmani do t’i kthehet garës politike. Ai tha se “është e rëndësishme shumë që Presidentja tashmë e ka pa nevojën që Kosova ka për të dhe do t’i kthehet skenës politike, do të merret me politika partiake”.

Sipas tij, më së miri do të ishte që ata t’i bashkoheshin LDK-së.

“Nëse mund ta shpreh mendimin tim, është natyrisht që të bashkohemi me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Është mendim i imi personal të cilin nuk e kam diskutuar me Vjosën. Por, e rëndësishme, mbi të gjitha, kryefjala është që, po, Vjosa do të merret me politika partiake”, tha ai.

Vetë Osmani tha të hënën se do ta bëjë “një vlerësim” pasi ta përfundojë mandatin si presidente, duke mos e përjashtuar opsionin e kthimit në LDK.

“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme”, tha ajo në një intervistë në Syri TV.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka hapur dyert tashmë për kthimin e Vjosa Osmanit.

“Do të ulemi, do të diskutojmë. LDK-ja i hap dyert, krahët dhe zemrën për të gjithë ata që besojnë dhe janë të ngopur me gjendjen e aktuale, me problemet e vazhdueshme, me dramat e pandërprera, që janë institucionalistë, që e respektojnë racionalen kushtetuese, që e duan pragmatizmin politik, që kanë ide zhvillimore për vendin, të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Dhe në këtë mision, natyrisht se zonja Osmani, Vjosa, ka vendin e vet të padiskutueshëm”, tha ai mbrëmë në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Komiteti i Rajoneve i BE-së i heq Kosovës fusnotën, bën thirrje për heqjen e plotë të masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së i heq Kosovës fusnotën, bën thirrje për heqjen e plotë të masave
12/03/2026 - 15:06

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se ka vendosur që, në dokumentet dhe komunikimet e tij publike, të ndërpritet përdorimi...

Më shumëDetails

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
12/03/2026 - 14:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje...

Më shumëDetails

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar
12/03/2026 - 14:54

Përfaqësues të Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës janë takuar të enjten me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për të diskutuar çështjen...

Më shumëDetails

Arifi: Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
12/03/2026 - 14:52

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Kosova është larg anëtarësimit në BE përderisa siç thekson nuk ka as përparim në dialogun me Serbinë...

Më shumëDetails

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit
12/03/2026 - 14:47

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është deklaruar për herë të parë që kur u emërua në këtë pozitë përmes televizionit shtetëror iranian që lexoi...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin

Abdixhiku: Bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin
12/03/2026 - 14:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka thënë bashkimi eventual i partisë që e udhëheq me presidenten Vjosa Osmani do të ishte i dobishëm për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë