Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënkryetari i Kuvendit malazez, Bërnabiqit: Kosovën në thelb e ka njohur Vuçiqi

19/12/2025 - 17:33
në Lajme
A A
Nënkryetari i Kuvendit malazez, Bërnabiqit: Kosovën në thelb e ka njohur Vuçiqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Presidencës së Lëvizjes “Evropa Tani” dhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq, ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.Ai e bëri këtë deklaratë në një reagim ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Gjithçka për të cilën po shkruani ka ndodhur në kohën kur pikërisht Maroviq, si nënkryetar i DPS-it në pushtet, ndikonte në politikat shtetërore dhe në vendimmarrje. Me gjasë, ai ju ka obliguar me këtë, prandaj tani e mbroni dhe reagoni në mënyrë kaq të pakontrolluar kur, në kuadër të respektimit të sundimit të ligjit që ju e theksoni, tani kërkohet edhe dorëzimi i tij. Në fund të fundit, Kosovën ua ka njohur në thelb presidenti juaj – merruni me këtë, ndërsa nga ne pushoni pak”, ka shkruar Pejoviq në reagimin e tij.

Kjo përgjigje e Pejoviqit vjen pas deklaratave të Bërnabiqit se Mali i Zi, duke e njohur Kosovën, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe respektin themelor ndaj Serbisë.

Ajo i bëri këto deklarata në një përgjigje ndaj anëtarit të Presidencës së Lëvizjes “Evropa Tani” dhe nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviq, i cili sot tha se pret që Bërnabiq të angazhohet për ekstradimin e Svetozar Maroviqit.

“Kam hasur lloj-lloj mashtruesish në politikë, por të tillë jo. Svetozar Maroviqi ju është bërë pengesë? Të mos përmendim se ai njeri ju ka ndihmuar të fitoni zgjedhjet – aty tashmë hyjmë në fushën e moralit, dhe shoh se ky nuk është një koncept i afërt për ju. Le të përpiqem t’ua shpjegoj më thjesht: ju flisni për ekstradimin e një personi dhe na e hidhni këtë si faj, ju që jeni përpjekur të na merrni 14 për qind të territorit tonë duke njohur të ashtuquajturën ‘Republika e Kosovës’”, ka shkruar Bërnabiq në platformën X.

Nënkryetarja e Kuvendit serb shtoi se Serbia nuk i ka marrë Malit të Zi as Ulqinin dhe as Plavën e Gucinë.

“Por ishit ju ata që shkelët të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, por edhe respektin bazë ndaj Serbisë, duke njohur një shtet të rremë dhe duke na rrëmbyer një pjesë të territorit tonë – të rëndësishme për nga sipërfaqja, e më e rëndësishme për nga zemra. Këtë nuk e kanë bërë, nëse flasim për BE-në, as Spanja, as Qiproja, as Rumania, as Sllovakia, as Greqia, por Mali i Zi po”, shtoi ajo.

I gjithë ky debat nisi kur kryetarja e Kuvendit të Serbisë akuzoi Malin e Zi se ka dy ndër klanet më të rrezikshme, më kriminale e më mafioze në botë, atë “Shkaljar” dhe “Kavaç”.

Ajo tha se funksionimi i tyre nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e shtetit.

E Pejoviq më pas i kërkoi Bërnabiqit ekstradimin e Svetozar Maroviqit, i cili, sipas nënkryetarit të Kuvendit malazez, ka pranuar se ka qenë anëtar i një grupi kriminal të organizuar dhe se, sipas Pejoviqit, deri më tani ka pasur mbrojtje nga pushteti në Serbi.

“Edhe pse është e qartë se kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka njohuri solide për evolucionin e klaneve kriminale nga Kotori deri në Ritopeku, në reagimin e saj ajo përpiqet t’i përmbysë tezat, duke e shndërruar presidentin e Serbisë, Vuçiqin – dhe ish-aleatin e afërt të Gjukanoviqit – në viktimë, sikur të ishte sulmuar pa asnjë arsye nga pushteti i ri malazez. Pikërisht kryetarja e Kuvendit të Serbisë e ka akuzuar pushtetin malazez se mbështet klanin ‘Shkalljar’ dhe atë ‘Kavaq’, të cilët u formuan në vitin 2014, ndërkohë që flet për gjendjen e sundimit të ligjit në vendin e saj, duke anashkaluar me vetëdije faktin se strukturat e dyshuara për lidhje me këto klane nuk kanë asnjë ndikim në pushtetin aktual në Mal të Zi”, ka deklaruar Pejoviq.

Ai ia kujton gjithashtu kryetares së Kuvendit të Serbisë se tashmë janë proceduar të gjithë të dyshuarit për organizimin e ardhjes së klanit të Velko Belivukut nga Serbia në Mal të Zi.

“Shpresoj që të gjithë, më shumë me vepra e më pak me retorikë, të tregojmë sa jemi të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, gjë që në fund do të vlerësohet pa gabim nga publiku në Serbi dhe në Mal të Zi”, ka porositur Pejoviq.

JU REKOMANDOJMË

Kurti reagon për njohjen nga Bahamas, i jep kredit Osmanit dhe partnerëve të Kosovës
Kryesore

Kurti reagon për njohjen nga Bahamas, i jep kredit Osmanit dhe partnerëve të Kosovës

19/12/2025 - 18:24
Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje
Lajme

Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje

19/12/2025 - 18:00
Mediat britanike: Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Lajme

Mediat britanike: Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

19/12/2025 - 17:53
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë
Kryesore

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë

19/12/2025 - 17:48
Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Lajme

Krerët e UÇK-së do të mund të flasin nga 20 minuta: Specialja vendos agjendën e seancave përfundimtare në Hagë

19/12/2025 - 17:38
Lumir Abdixhiku takon vullnetarët e LDK-së, fton qytetarët të njihen me programin e partisë së tij
Lajme

Lumir Abdixhiku takon vullnetarët e LDK-së, fton qytetarët të njihen me programin e partisë së tij

19/12/2025 - 17:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë