Nënkryetarja e Degës së LDK’së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Xhafer Tahiri nuk është konsultuar fare me të për koalicionin që lidhi sot me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë.
Krasniqi tregoi se në grupin në Viber që e kanë si Kryesi e LDK’së në Vushtrri, u ka ardhur një mesazh nga qendra ku u është kumtuar se nuk e përkrahin një marrëveshje të tillë, e që në atë grup thotë se Tahiri s’ka komunikuar asgjë, shkruan Reporteri.net.
“Jo, as s’jemi konsultu. Edhe sot grupin e Viberit që e kemi si Kryesi e LDK’së në Vushtrri, është dërgu një mesazh prej qendrës që nuk ka marrëveshje që përkrah qendra. Më shumë asgjë nuk di. Nuk ka komuniku ne atë grup asgjë.”, ka thënë Krasniqi.
Ajo tha se sot vetëm i kanë parë fotografitë nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.
“I kemi pa fotografitë që ka ardh Albin Kurti edhe kanë ba marrëveshje. Pa konsultë. Jo, për asgjë”, tha ajo në TV Dukagjini.