Nënkryetarja e komunës së Vushtrrisë, Hava Rruka Mlinaku, ka takuar gratë e lagjes ku ajo banon, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Ajo ka thënë se ka njoftuar ato për projektet që po realizon komuna, si dhe për blerjen e mamografit për kontrolla në këtë qytet.
Postimi i plotë i saj:
Sot takova gratë e lagjes ku unë banoj.
Kisha kënaqesinë të bisedojmë shumë tema, që janë në të mirën e përgjithshme.
I njoftova për projeket që janë duke u bërë në komunën tonë, për marrëveshjen me Islamic Reljef për blerjen e aparatit të mamografi, me qëllim që gratë e komunës sonë të bëjnë kontrolla në qytetin e Vushtrrisë, dhe mos të shpenzojnë në qytetet tjera. I falenderova për kohën dhe angazhimin që kanë treguar gjithëherë.
Iu premtova se do të jem zëri i tyre, dhe mbeshtetesja e fuqishme aty ku është nevoja.