Erdhi në pushtet duke thënë se do t’i ndalë punësimet partiake, por për këto 4 vite Vetëvendosje e praktikoi shumë një gjë të tillë.
Një rast i tillë ndodhi së fundi në fushatën zgjedhore, ku nënkryetarja e Vetëvendosjes në Vushtrri, Lauretë Zeqiri Mlinaku, u punësua në kuadër të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë në pozitën ‘Zyrtar për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale’.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Veriu.info shihet se këtë pozitë e ka fituar nënkryetarja e VV në Vushtrri.
Kjo qendër menaxhohet nga ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.