Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë gazetarëve e analistëve që kanë raportuar për grantin rreth 100 mijë euro që vëllai i saj, Blerim Pacolli e mori nga ministria e Bujqësisë, nën drejtim të Faton Pecit.
Në një shkrim në Facebook, ku ajo e ka shpërndarë postimin e vëllait të saj, Pacolli ka paralajmëruar padi.
“Të gjithë ju gazetarë e analista “profesional” që keni lakuar emrin tim do të shihemi në gjykatë për shpifjet dhe akuzat pa bazë.” – ka shkruar ajo.