Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Blend Asllan Zekaj nga fshati Carrabreg i Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka bërë me dije se është siguruar autorizimi i Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij.
Zekaj po kërkohet për veprën penale “Dhunim në tentativë”.
“Personi i kërkuar është BLEND (Asllan) ZEKAJ i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg-Deçan. I dënuari është i kërkuar për veprën penale: ‘Dhunim nё tentativё’.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.