Policia ka bërë një kërkesë për bashkëpunim në lidhje me identifikimin e disa personave.
Në njoftimin e policisë thuhet se ata janë të dyshuar për vjedhje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.












