Gazetari Dukagjin Gorani, ka përshkruar situatën politike me një thënie popullore “nëse mua m’bjen mirë edhe me u koritë pak nuk është gajle”.
Ai ka thënë se kjo e përshkruan periudhën e pasluftës në Kosovë që ka ndërtuar një kulturë.
AI tha në “Pressing” të T7 se kjo klasë politike nuk ka ide se çfarë është komuniteti, shteti e shoqëria.
“Kjo klasë politike është e dalur prej një trupi votues dhe një shoqërie që duhet me pranu se ka as idenë çfarë është e mira e përbashkët që nuk e ka idenë çka është komuniteti, shteti e shoqëria. Qëllimi i votuesit është me dërgu një vullnet, e ai vullnet është ndoshta kish mujt me u ilustri me thënien e tipit nëse ua më bjen mirë edhe me u koritë pak nu është gajle. Kjo thënie e ka përshkru krejt këtë periudhë pas luftës te na që e ka kriju një kulturë”, ka thënë ai.