
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për çështjen e krijimit të qeverisë së re pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ka deklaruar se së pari i jepet mandatari VV’së si partia që ka fituar numrin më të madh të deputetëtve.
Ai ka thënë se e ka për obligim me tentu që ta formojë qeverinë nëse i jep mundësia nga presidentja.
‘’Momentalisht konfuzitet s’ka, sepse Kushtetua bazuar në aktgjykimet e mëhershme definitivisht tentimin e parë mandatarin partisë së parë që ka marr numrin më të madh deputetëve ia jep. Tash, nëse ata s’janë gjendje me bë qeverinë, që është evidente që s’janë, sepse s’mund t’i bëjnë 61 vota, atëherë i mbetet presidentes të vlerësoj se kush mundet me bë, a i ka dikush 61 vota tjetër. Nëse e vlerëson si mundësi me na e dhanë neve, si partia e dytë, unë e kam obligim me tentu por sot shpresat nuk i kam të mdhaja që ka vullnet të kampi ish opozitar. Konstatimi ynë fillestar ka qenë që, Ma mirë ka qenë me bë një qeveri pavarësisht se mund të kishte qenë në pamje të parë nga numrat e dobët. Jam i bindur se për 9 muaj kishim punuar më shumë se këta 4 vjet’’, ka deklaruar ai mes tjerash.