Ali Sefaj, një nga organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.
Nesër në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që t’i përgjigjen ftesës për protestë.
“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, nesër i madh e i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë, me dalë me protestu”, ka thënë Sefaj.












